Pesë shenjat e ‘fshehura’ që tregojnë se keni ‘kimi’ me dikë që në takimin e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur flasim për takimet, një element që të gjithë kërkojnë që në fillim është ‘kimia’. Është “përbërësi” që bën një bisedë të rrjedhë më lehtë dhe krijon rehati mes personave të përfshirë.

Ndonjëherë është e lehtë të dallosh nëse ka kimi me një person apo jo. Megjithatë, sipas ekspertëve, ka disa shenja “të fshehura” që tregojnë se ekziston kimi mes jush, edhe që në takimin e parë.

Përqendroheni tek bashkëbiseduesi
Kur jeni me shoqëri – madje edhe me miq që i njihni mirë – sa herë e shihni telefonin tuaj ose shpërqendroheni nga ato që ndodhin përreth? Nëse kjo nuk ndodh kur jeni me një person që ju bën të ndiheni rehat, kuptoni se ka diçka pozitive mes jush. “Shenja më e madhe e kimisë mes dy njerëzve është vështirësia për t’u shpërqendruar nga çdo gjë tjetër,” thotë psikologia dhe psikiatria Amelia Alvin.

Koha kalon shpejt
Kur ndodheni diku dhe ndiheni të mërzitur ose të painteresuar për ato që po ndodhin, koha duket se ndalon. Por nëse keni pranë një person me të cilin ndiheni mirë, atëherë ora rrjedh si lumi. “Një bisedë e këndshme dhe një lidhje e bukur me tjetrin i bën të gjitha të duken të parëndësishme, madje edhe koha,” pohon Diana Venckunaite, një trajnere e certifikuar për marrëdhëniet. “Ju humbni në lehtësinë me të cilën mund të flisni me tjetrin dhe harroni kohën. Doni të mësoni më shumë për bashkëbiseduesin dhe ta njihni më mirë.”

Vëreni gjërat e vogla
“Kur ju intereson dikush, vini re edhe ndryshimet më të vogla që mund të bëjë. Shihni ato që të tjerët nuk i shohin. Nga mënyra se si i ka flokët deri te mënyra si lëviz duart. Nuk ju shpëton asgjë, dhe kjo do të thotë se kimia mes jush ju shtyn të vini re ato që të tjerët i injorojnë, për të njohur më mirë këtë person,” thekson Holly Schiff, psikologe klinike.

Lexo edhe :  Manjola Nallbani rrëzohet në skenë gjatë koncertit për Vitin e Ri, pëson lëndime

Qeshni vazhdimisht
Nëse qeshni dhe buzëqeshni kur jeni së bashku, atëherë keni bërë një fillim shumë të mirë. “Kur jeni pranë partnerit të ri ose personit që ju intereson, të qeshni është thelbësore për marrëdhënien që po nis. “Të keni të njëjtin sens humori tregon se mendoni në mënyrë të ngjashme dhe ndoshta jeni të përputhshëm edhe në fusha të tjera të jetës. Kjo tregon se mund të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit pa shumë përpjekje,” thotë terapistja seksuale Susan Trombetti.

Ndiheni rehat
Shenja më e qartë mund të kalojë ndonjëherë pa u vënë re. Të kesh kimi me dikë nuk do të thotë domosdoshmërisht që zemra juaj të rrahë fort dhe në të njëjtin ritëm. Siç thekson Dr. Annie Hsueh, psikologe klinike me specializim në marrëdhëniet e çifteve, “Disa mendojnë se dashuria me shikim të parë është kimia absolute. Por të ndihesh rehat është një tregues më i mirë i kimisë mes dy njerëzve. Mund të mos jetë aq emocionuese dhe energjike, por është fillimi për të ndërtuar themele të forta në një marrëdhënie.”/    S,M

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV