Shqiptarët nisin Vitin e Ri siç lanë atë të vjetrin, me vrasje e aksidente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Shqiptarët e nisën vitin 2025 ashtu siç lanë vitin 2024 me vrasje e aksidente. Sepse nuk mjaftojnë fishekzjarrët si topa të kalibrit të rëndë që kalamajtë e lagjeve i shpërthenin në mes të pallateve. Nuk mjafton as ndonjë shkrepje kallashnikovi në periferi që nga vigjilenca e shtetit është më e ulët. Ç’është e vërteta, – sipas raportimeve të shumta mediatike dhe atyre zyrtare sigurisht, – shqiptarët janë vrarë, janë vetëvrarë dhe kanë vdekur nëpër aksidente, si në një bilanc tragjik lufte gjatë vitit 2024. Por nuk është se 2024 ndryshon nga vitet paraardhës dhe me gjasa nuk do të ketë ndonjë ndryshim as në vitet pasardhës…

…Në fundin e vitit 2024, shqiptarët ndodheshin në një çast reflektimi mbi një vit plot dinamika dhe sfida, duke ndjekur ritmin e një bote që ndryshon shpejt dhe me intensitet. Ky vit nuk ishte thjesht një rrjedhë kronologjike e muajve, por një periudhë me ngjarje që prekën jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit. Sipas statistikave 2024-a solli përmirësime të moderuara në sektorët ekonomikë. Por për të thënë të vërtetën, – atë lakuriq, – bonusi i akorduar nga kryeministri për pensionistët në fundviti, – prej 100 apo 150 eurosh, – nuk është se i dha dorë kujt. Madje as militantëve më të thekur.

Krimi

Le të vazhdojmë me klauzolat e tjera. Sipas të dhënave të disponueshme deri në dhjetor 2024, situata në Shqipëri për sa i përket vrasjeve, vetëvrasjeve dhe vdekjeve nga aksidentet rrugore ka qenë fort “e mbarë”. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 39 vrasje. Nga këto, 33 raste janë zbardhur, ndërsa 6 raste, kryesisht të natyrës mafioze, janë ende nën hetim. Krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 35 vrasje, vihet re një rritje në numrin e vrasjeve për vitin 2024.

Megjithatë, ky numër mbetet më i ulët se ai i viteve të mëparshme, si p.sh. në vitin 2020, kur u regjistruan 52 vrasje, dhe në vitin 2021, me 61 vrasje.

Thënë shkurt në Shqipëri kanë ndodhur 3.25 vrasje në çdo muaj. Jemi qarë kot se kaq nuk na janë vrarë as kur luftonin me grekun, as me italianin dhe as me gjermanin, që thoshin se ishte më i sertë e më katil dhe se kishte edhe më shumë alete.

Por gjatë vitit 2024, Shqipëria është përballur rëndë me raste të dhunës që kanë prekur adoleshentët nën moshën 18 vjeç. Një ngjarje tragjike ndodhi në nëntor, ku një nxënës 14-vjeçar u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar. Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm, por që u bë më mediatiku për shkaqet e rrethanat.

Vetëvrasjet

Për vitin 2024, ende nuk ka statistika të përditësuara publike mbi vetëvrasjet. Por edhe pa statistika zyrtare në këtë zë, mund të themi se numri i vetëvrasjeve është i lartë. Në një bilanc javor që media publikon në vazhdimësi, është arritur në konkludimin se janë bërë 10 vetëvrasje gjatë harkut kohor të 6 ditëve, përkatësisht nga data 13 deri ditën e 19 gushtit.

Lexo edhe :  Rrotacioni, apo racioni i Berishës..

Po ashtu 3 vetëvrasje kanë ndodhur brenda 24 orëve në qytetin e Korçës.

Ndërsa rasti më ekstrem është ai i 39-vjeçares, e cila më 2 maj 2024 u hodh nga ura e Bunës në Shkodër, duke marrë me vete tre fëmijët e saj të mitur.

Vetëm këta tregues ia japin një tablo të zymtë të situatës në vend.

Aksidentet rrugore

Sipas të dhënave gjatë vitit 2024 humbën jetën në aksidente rrugore 172 shtetas. Në vitin 2023 numri i viktimave rrugore ishte 192. Të thuash që kjo është fitore, – sepse treguesit janë ulur, është një ironi e pashembullt. Megjithatë mund ta klasifikojmë tek sukseset statistikore. Sepse në fund të fundit, dramë apo tragjedi, gjithçka që kalon dhe harrohet mbetet vetëm një statistikë.

Krimi në familje

Dhuna në familje ishte një problem shqetësues në Shqipëri gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, në nëntë muajt e parë të vitit janë raportuar mbi 4,145 raste të dhunës në familje, një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto raste, 2,226 janë trajtuar me urdhra mbrojtjeje për viktimat. Qytetet me numrin më të lartë të rasteve janë Tirana, Durrësi dhe Fieri.

Dhuna ndaj grave

Në Shqipëri, Avokati i Popullit dhe Kombet e Bashkuara kanë çelur një qendër studimore mbi vrasjen e grave, në përpjekje për ta parandaluar këtë dukuri. Në 13 vitet e fundit janë vrarë 159 gra e vajza shqiptare prej familjarëve dhe partnerëve, ose ndryshe një vrasje me bazë gjinore çdo muaj. Mesatarisht një viktimë grua çdo muaj, ose 159 gra e vajza janë vrarë prej familjarëve dhe partnerëve 13 vitet e fundit nga viti 2010 e deri sot, 12 prej të cilave u vranë vetëm vitin e fundit.

Raporti i Avokatit të Popullit tregon se në tre vitet e fundit janë vrarë 32 gra, 90% prej tyre nga partnerë intimë ose anëtarë të familjes, duke theksuar përmasat tragjike të këtij fenomeni.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se shumë raste të dhunës në familje mbeten të padenoncuara, duke sugjeruar se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.

Shpresa për 2025

Fundvitin 2024, shqiptarët e përmbyllin me një përzierje emocionesh: një ndjenjë lodhjeje nga problemet e vazhdueshme, por edhe me shpresë për një të ardhme më të mirë. Fryma festive e Dhjetorit, me dritat që mbushin qytetet dhe traditat familjare, mbetet një simbol i rezistencës dhe optimizmit të tyre.

Por bilanci është i qartë: për të ndërtuar një vit më të mirë, kërkohet një angazhim i përbashkët i çdo shqiptari, nga qytetari i thjeshtë te liderët politikë dhe bizneset. Shqipëria ka potencialin për të ecur përpara, por kjo do të varet nga vendosmëria për të mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe për të ndërtuar të ardhmen me vizion dhe përkushtim.

Të fundit

Veliaj me ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”: Kush mëson dhe punon ecën vetëm përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal...

Britania e Madhe/ Familja mbretërore do të marrë nga shteti shumën “e paimagjinueshme”

Familja mbretërore ka qenë në qendër të diskutimeve për financat e saj në vitin 2024 dhe e njëjta gjë do të ndodhë në vitin 2025. Si...

Dëborë e reshje, si parashikohet moti për muajn janar në vendin tonë

Shqipëria nuk do të preket nga acari arktik, por ndikimi i tij do të ndihet edhe në vendin tonë. Ekspertja Anira Gjoni nga Instituti...

Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Samanta Karavella përflitet se është në pritje të ëmbël. Në disa foto që artistja ka shpërndarë në Instagram barku i saj duket i rrumbullakosur. Madje komentues në...

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

Nga Lorenc Vangjeli Ditën e paraqitjes së tij të parë me detyrim në SPAK Berisha përmendi një dosje penale duke akuzuar ish-ministrin e Brendshëm Balla. Në...

Lajme të tjera

Web TV