Është fakt që jetojmë në epokën dixhitale. Shumica, nëse jo të gjithë njerëzit, tani kanë të paktën një llogari të mediave sociale, ndërsa shumica e njerëzve kalojnë një kohë të gjatë në celularët e tyre gjatë ditës.
Një studim i ri hedh dritë mbi atë se çfarë ndodh me trurin nëse ndalojmë përdorimin e rrjeteve sociale.
Sipas asaj që zbulon hulumtimi, shumica e njerëzve që kanë tentuar të bëjnë qoftë edhe një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale, marrin një “injeksion” të vetëbesimit.
Sipas Ana Lembke, e cila është e specializuar në mjekësinë e varësisë, njerëzit janë të varur nga mediat sociale. Në fakt, është tipike që një pëlqim i thjeshtë në fotot tona në Instagram mund të shkaktojë dopaminën, hormonin e lumturisë së trurit.
Gjithashtu, sipas hulumtimeve të tjera, ndjekja e shumë mediave sociale mund të balancojë nivelet e dopaminës në trupin e njeriut.
Vendosja për të bërë një pushim, krijon një vetëbesim.
Këtë e vërteton një studim i 65 vajzave nga mosha 10 deri në 19 vjeç, i cili zbuloi se ato që bënin një pushim tre-ditor raportuan se kishin më shumë vetëbesim. Për më tepër, ky hulumtim zbuloi se vajzat në studim ndjenin një “ndjenjë shkëputjeje”, por duke folur në një grup WhatsApp me të tjerët “i bëri ato të ndiheshin më pak të vetmuara”.
Më në fund, si pjesë e këtij hulumtimi, 31 të rinj në moshë madhore përfunduan një detoksifikim dy-javor të mediave sociale ku përdorimi i tyre ishte i kufizuar në vetëm gjysmë ore çdo ditë.
Gjetjet e studimit sugjerojnë se kufizimi i përdorimit të mediave sociale mund të ketë efekte të dobishme në varësinë nga smartphone dhe efekte të tjera të lidhura me shëndetin./ S,M