Drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla ka dalë në një komunikim për të lancuar se në 11 janar fillon regjistrimi i personave që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor të 11 Majit. Balla ka treguar hapat që duhet të ndiqen si dhe dokumentet që nevojiten për t’u regjistruar si shtetas shqiptar që jetojnë jashtë kufirit të Shqipërisë.
Viti 2025 është vit elekoral. Më 11 Maj, shqiptarët kudo që ndodhen do të shkundin votën për të nxjerrë Parlamentin e ri. Edhe pse jemi ende larg lakimeve dhe konfirmimeve të merave për kandidat, duket se të dyja partitë më të rëndëisishme në vend janë fokusuar në terren me takime elektorale. Vota e Diasporës do të jetë risia e këtyre çka do të sjellë edhe një maksimizim të votave, nëse partitë, qeveria dhe KQZ e bëjnë më të thjeshtë procedurën e votimit. Në fillim të këtij viti, Drejtuesi politik i Partisë Socialsite për Diasporën dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të regjistrohet prej datës 11 janar, kur do të nisë procesi i regjistrimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Drejtuesi politik i Diasporës ka publikaur në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke treguar mënyrën se si do të regjistrohen në platformën e detikuar elektronike të ngritur nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Sipas Ballës, Kodi Zgjedhor i miratuar më 26 korrik 2024 përcakton që regjistrimi i votuesve jashtë vendit fillon katër muaj përpara ditës së zgjedhjeve. Ai e cilësoi procesin si të rëndësishëm, ndonëse pak të koklavitur, duke theksuar se është një praktikë që ekziston në shumë vende të botës. Për t’u regjistruar, çdo shtetas duhet të hapë një llogari në platformën elektronike të KQZ-së, e cila do të jetë funksionale nga 11 janari. Procesi nuk lidhet me platformën e-Albania, por përfshin një sistem të ri, ku aplikantët duhet të fotografojnë fytyrën e tyre për verifikim dhe të presin një konfirmim nga KQZ. “Në momentin kur të vjen konfirmimi nga KQZ-ja për procesin e votimit, do të duhet të vendosësh edhe një adresë. Për të konfirmuar këtë adresë, mjafton çdo lloj dokumenti që mund të keni, qoftë një kontratë qiraje për shtëpi, qoftë një kontratë furnizimi me ujë të pijshëm, qoftë një kontratë furnizimi me internet apo energji elektrike, ose edhe çdo lloj dokumenti tjetër, qoftë leje qëndrimi (permesso di soggiorno) apo një kontratë me bankën. Për fëmijët, le të themi, mund të përdoret një vërtetim nga shkolla” tha Balla duke folur para emigrantëve në Firence. Balla apeloi që votuesit të mos e neglizhojnë plotësimin e fletës së votimit sapo ta marrin dhe ta dërgojnë në kohë për në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik. “Pra, të gjitha këto dokumente, mjafton një prej tyre, fotografohet, vendoset aty dhe konfirmohet ajo adresë. Në atë adresë, përmes postës, do të vijë edhe fleta e votimit. Kjo fletë duhet të mos lihet siç e kemi zakon ne shqiptarët – që na vjen dhe e lëmë aty te frigoriferi dhe harrojmë – por atë ditë që do të vijë, secili ta plotësojë dhe ta nisë për në Shqipëri” deklaroi Balla. Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) që u prezantua fundvitin e kaluar vjen në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë. Fillimisht duhet të krijohet një llogari në ”PER” me anë të një numri telefoni ose e-maili dhe më pas vjen një mesazh nga KQZ me një kod 6-shifror njëpërdorimësh. Pas vendosjes së tij të kërkohet të krijosh një fjalëkalim me 8 karaktere, me përmbajtje një shkronjë të madhe, një të vogël dhe një numër brenda 8 karaktereve. Aplikimi do mund të bëhet vetëm nga njerez realë pasi fytyra do duhet të pozicionohet te kamera ku sistemi do te kapë imazhin e votuesit. Gjithashtu ministri Balla ka shpjeguar procesin e regjistrimit dhe gjithcka duhet, përfshirë dhe dokumentacionin mbështetës. Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve në platformën “PER” në adresën elektronike: https://apps.apple.com/al/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948
Dokumentacionin që kërkon KQZ për regjistrim në “PER”:
-Kartë ID ose Pasaportë;
-Dokumentacioni i nevojshëm i deklarimit të adresës duhet të përmbajë emrin e zgjdhësit të njëjtë me emrin në dokumentin e ID për regjistrim në PER (një prejt yre):
-dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar nështetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
-dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse;
-kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
-dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetimbankar etj), që përmban adresën e banimit;
-kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
-kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz oseelektrike) në banesë;
-kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
-kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
-leje drejtimi automjeti (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit;
-dokument të lëshuar nga organi kompetent I shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
-çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit.
Për regjistrimin ju nevojitet një pajisje elektronike (telefon inteligjent, laptop, PC i pajisur me kamera ballore) për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimi (fotografimi) i dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës.