Problemet me tretjen?Këto 3 lloje ushqimesh shkaktojnë fryrje në stomak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet me tretjen dhe fryrja e stomakut janë me të vërtetë të parehatshme e shpesh plot dhimbje.

Shkaktarët më të rëndomtë të problemeve me tretjen janë:

 

 

  • Ngrënia e shpejtë ose e ngadaltë
  • konsumi i ushqimeve pikante dhe me yndyrë
  • Konsumi i tepruar i kafeinës, alkolit, çokollatës apo pijeve të gazuara
  • Ankthi

Sa i përket fryrjes, ajo mund të shkaktohet nga një sërë problemesh si:

  • Konstipacioni
  • Ndjeshmëria e lartë e stomakut
  • Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë fibre dhe fruktoze.

3 Llojet e Ushqimeve Që Shkaktojnë Fryrje Në Stomak Që Në Mëngjes

Kemi nënvizuar shpesh rëndësinë e mëngjesit si vakti më i rëndësishëm i ditës.

Ushqimet që përzgjidhni në mëngjes mund të shkaktojnë fryrje apo probleme me tretjen dhe për këtë arsye duhet të jeni të vëmendshëm.

Ushqimet e Pasura Me Fibër

Fibra është shumë e rëndësishme për tretjen por nëse ajo merret në sasi tepër të mëdha në një vakt të vetëm do të shkaktojë padyshim probleme me tretjen dhe fryrje.

Trupi duhet përgatitur ngadalë që të jetë në gjendje të përballojë volumin e fibrës së tretshme.

Ushqimet me sasi të lartë fibre duhen përfshirë në regjimin tuaj ushqimor në mënyrë të ngadaltë dhe duhen pasuar gjithnjë me më shumë ujë.

Ushqimet e Ëmbëlsuara Artificialisht

Stomakut nuk i pëlqejnë ëmbëlsuesit artificialë sepse ndikojnë tek mikrobioma.

Konsumi i tepruar i këtyre sheqernave mund të shkaktojë fryrje por edhe diare.

Lëngjet Natyrale

Nëse jeni dashamirës i nisjes së ditës me lëngje frutash, perimesh apo mikse, tregoni kujdes.

Lëngjet, përfshirë këtu edhe atë të selinosë, nuk përshtaten mjaft mirë me stomakun dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe probleme me tretjen.

Kjo ndodh sepse gjatë shtrydhjes, fibra në fruta dhe perime eliminohet dhe ajo që mbetet janë sheqernat.

Lexo edhe :  Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Në vend të lëngjeve të thjeshta, përpiquni të kombinoni lëngjet e frutave me të perimeve duke i përzier në mikser e duke i pasuruar me fara të shëndetshme dhe kos.

Një këshillë e fundit, por jo për nga rëndësia, është që të mos hiqni kurrë dorë nga mëngjesi sepse edhe mungesa e tij shkakton fryrje në stomak./K,K

Të fundit

Çmimi i ri i energjisë, mblidhet bordi/ Rama-Balluku në konferencë

Sot në orën 11:00 do të mblidhet bordi i ERRE-s për të diskutuar mbi çmimin e ri të energjisë...

Reshje shiu e dëborë 40 cm/ Surprizat e motit të dielën, rënie drastike e temperaturave

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e kushteve atmosferike për ditët në vijim, deri të martën e ardhshme. Porja tha se deri të shtunën kushtet...

Franca paralajmëron Donald Trump kundër kërcënimit të kufijve sovranë të BE-së

Franca ka paralajmëruar Donald Trump që të mos kërcënojë “kufijtë sovranë” të Bashkimit Evropian pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së refuzoi të përjashtonte veprimet...

Nga izolimi në izolim! Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Gjesti bëhet pjesë e ..

Reperi dhe këngëtari kosovar, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, i cili u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje...

6 këshilla motivimi nga ajka e njerëzve më të suksesshëm

Më poshtë do të lexoni disa këshilla motivimi nga disa prej njerëzve më të suksesshëm të momentit në botë, të cilat nëse doni mund...

Lajme të tjera

Web TV