Shërbëtorët mbretërorë egjiptianë Khnumhotep dhe Niankhkhnum, të cilët jetuan në shekullin e 25 para Krishtit, konsiderohen si çifti i parë i të njëjtit seks të dokumentuar në antikitet.
Dashuri e përjetshme. Të dy burrat u varrosën së bashku në nekropolin Saqqara të portretizuar në një përqafim të butë, me duart e tyre të bashkuara dhe gati për t’u puthur . Një rast unik, që çoi në supozimin se të dy ishin të lidhur nga një marrëdhënie dashurie.
Vëllezër apo të dashuruar? Sipas interpretimeve të tjera ata do të kishin qenë vëllezër . E njëjta dilemë ka të bëjë me një tjetër “portret të dyfishtë” funeral , këtë herë nga epoka romake (shekulli II), i gjetur në Antinopolis të Egjiptit: i ashtuquajturi Tondo i Vëllezërve .
Të dhënat. Në këtë rast, mungesa e ngjashmërisë mes subjekteve (dhe prania e një miniaturë të Antinout, dashnorit të ri të perandorit Hadrian) ka çuar në hipotezën me bindje edhe më të madhe se bëhej fjalë për një palë dashnore ./ Focus.it / S,M