Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”, motrat Lori dhe Sara Hoxha.
Komentuesi shkruan: “Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas”.
Arbana reagoi duke thënë se “s’ka nevojë për citate, Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time, se e kanë derën gjithmonë të hapur”.
Përgjigjja e Arbanës tregon lidhjen që ka me familjen Hoxha, me të cilën ka bashkëpunuar për vite me radhë për projekte televizive të rëndësishme si Big Brother VIP Albania.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët zbulojnë se personazhet ende kanë raport të mirë me njëra-tjetrën./ S,M