Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë, njoftoi të martën se ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi pafajësinë lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë, të ngritura muajin e kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Në një njoftim të Gjykatës thuhet se zoti Thaçi e dorëzoi me shkrim deklaratën e tij. Në dy seanca mbi ecurinë e çështjes ndaj tij, zoti Thaçi nuk pranoi të deklarohej për aktakuzat e ngritura ndaj tij.