Kujdes nëse në telefonin tuaj mbërrin një mesazh që reklamon një biznes, ose të lajmëron për mbërritjen e një pakoje postare, apo ju shpall fitues të një lotarie mos bëni asnjë veprim të mëtejshme thjesht fshijeni atë mesazh, pasi dikush po tentojë të futet të telefonin tuaj.
“Duke mos kuptuar se çfarë je duke klikuar je duke i dhënë të drejta një faqeje të caktuar të instalojë programe në pajisjen tënde e më pas duke marrë në kontroll pajisjen tënde bëjnë dërgime mesazhesh të ndryshme
Klikimi mbi linqe të dyshimta, ka qëllimin t’ju marrë kodet e rrjeteve sociale dhe paratë në kartat e kreditit”, shprehet eksperti i IT, Erion Demiri.
“Qëllimi që shihet më shpesh është marrja e parave që do të thotë se shpesh herë personat gënjehen për të klikuar për të futur numrin e kartës së kreditit. Një qellim tjetër që ka filluar të përdoret është se ekzistojnë organizata të mëdha që zotërojnë shumë llogari whastappi ose rrjete sociale dhe bëjnë reklamime kompanish”, shton ai.
Së fundit mesazhi që bën reklamën e një kazinoje ka për qellim të marrë Whatsapp, por fatmirësisht whatsappi është një rrjet komunikimi që është i lidhur me numrin personal të telefonit kjo e bën më të lehtë marrjen e tij në rast hakerimi.
Por si merret Whatsappi ?
“Për të parë se tek cilat pajisje e kemi aktualisht whatsapp-in shkojmë tek Settings dhe tek Link Devices ne kemi mundësinë që të shikojmë se ku është hapur tjetër whatsapp-i. Në këtë rast për shembull ky whatsapp është hapur në dy kompjutera të tjerë dhe bëjmë log out dhe kështu whasappi përdoret vetëm nga ne . “
Origjina e këtyre sulmeve ende nuk dihet, por ekspert e IT dyshojnë se ato kanë vijnë nga vendet e Azisë Lindore, pasi në shtete si Bangladeshi dhe Pakistani paguhen individë të caktuar për të hakeruar telefonat./K.K