Në Itali kërkojnë Lara Colturin, skiatorja mbetet shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lara Colturi, skiatorja italo-shqiptare është emri më i përfolur në këtë disiplinë sportive. E lindur më 15 dhjetor 2006 në Torino, Lara, e bija e fitueses së medaljes së artë në ski për Italinë në Olimpiadën Dimërore të Salt Lake në 2002, Daniela Ceccarelli, duket se po kërkohet me ngulm nga Italia.

Gara e fundit në Zrinka Ljutic të Sllovenisë e pa Larën në pozitën e dytë në disiplinën e Sllallomit Gjigant, duke u ngjitur për herë të parë në podium në këtë kategori, pasi në nëntorin e 2024 doli po e dyta, por në lëshimin Sllallom.

Në janarin e 2026 në Cortina të Italisë do zhvillohet Olimpiada e Skive Alpine dhe vendi fqinj do kishte dëshirë që Lara të rikthehej nën ngjyrat blu, por diçka e tillë është e pamundur.

Ka qenë vetë Daniela Ceccarelli që ka mohuar këtë hipotezë dhe nuk është qëllimi i skuadrës së Larës të bëjë një planifikim afatgjatë. Ata mendojnë dita-ditës, duke i dhënë hapësirë ​​të resë 18-vjeçare dhe kohën për të jetuar të tashmen pa u ngacmuar nga e ardhmja.

Tani për tani qetësia e Larës vjen nga familja e saj, pra nën flamurin shqiptar dhe rezultatet po e dëshmojnë këtë, me dy podiume të Kupës së Botës dhe vendin e shtatë në renditjen e përgjitshme të Botërorit të Skive me 158 pikë.

Në Itali kanë frikë se Lara gjatë eventit të vitit që vjen do i japë medalje Shqipërisë dhe jo vendit të saj. Por në fund të ditës ishte vendi ynë që i besoi dhe i dha besimin për të qenë ajo që është sot, e reja më me perspektivë për të ardhmen e skive, jo vetëm në Evropë.

Në të ardhmen nuk do jetë çudi që një talent si Lara mos përfaqësojë më Shqipërinë, pasi vendi ynë sportin e skive e sheh si “luks”, me Federatën Shqiptare të Skive që ka si buxhet vetëm 100 mijë euro në vit.

Lexo edhe :  “Zonja” kërkon sulmues/ Zirkzee, Kolo Muani dhe Fullkrug, në listën e Juventus

Sa për karahasim, Italia investon për skitë 59 milionë euro, Austria 62 milionë euro dhe Zvicra 70 milionë euro./K.B

Të fundit

Balluku: Shqipëria do të mbetet lider i Ballkanit në energjinë e rinovueshme

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se synimi i qeverisë është që Shqipëria të vazhdojë të jetë kampione e Ballkanit...

Konsumoni darkën vonë? Efektet në shëndetin tuaj

Angazhimet e ndryshme shoqërore e familjare, por edhe oraret e tejzgjatura të punës janë disa ndër faktorët që detyrojnë njerëzit ta shtyjnë darkën në...

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 41-vjeçari

Malësi e Madhe- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi. Sipas informacioneve, ishte i shpallur në kërkim në gusht të vitit 2023. Ndërsa Gjykata...

I ftohti “mbërthen” Britaninë e Madhe, temperaturat priten të shkojnë -20 gradë

Moti dimëror po shtrëngon kontrollin e tij në shumë pjesë të Britanisë së Madhe, me temperatura nën zero që pritet të bien edhe më...

Kështjella Argjiro, më e vizituara/ Monumenti që është frekuentuar më së shumti në 2024

263 mijë turistë kanë vizituar kështjellën Argjiro në Gjirokastër, duke e renditur atë në monumentin më të vizituar në rang vendi për vitin që...

Lajme të tjera

Web TV