Të gjithë kundër Elon Musk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i akuzuar për sjellje që po shihen si shkelje të rregullave demokratike dhe etikës publike. Musk, i cilësuar shpesh si një figurë kontroverse, është kritikuar ashpër për retorikën e tij përçarëse, mbështetjen e ekstremit të djathtë dhe ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve europiane.

Komisioni Europian paralajmëron

Komisioni Europian ka reaguar ndaj përdorimit të platformës X nga Musk për të ndërhyrë në proceset demokratike, duke theksuar se mbrojtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është jetike për demokracitë europiane. Sipas zëdhënëses së Komisionit, platforma duhet të zbatojë kërkesat e Digital Services Act, një ligj i ri i BE-së që detyron platformat e mëdha të analizojnë dhe të minimizojnë rreziqet që mund të dëmtojnë proceset elektorale dhe diskursin qytetar.

Një hetim formal ndaj X është hapur që në dhjetor 2024 për shkelje të mundshme në këtë drejtim. Ndërkohë, një intervistë e planifikuar mes Musk dhe Alice Weidel, udhëheqëse e partisë gjermane të ekstremit të djathtë AfD, ka shtuar shqetësimet, pasi mund të ndikojë më tej në proceset elektorale në Gjermani.

Reagimet nga liderët europianë

Liderët europianë janë gjithnjë e më të shqetësuar për sjelljen e Musk. Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cilësuar më parë si “një fshatar i trashë” nga Musk, u shpreh se “më shumë shqetësohem për mbështetjen e tij ndaj AfD sesa për fyerjet personale ndaj meje.” Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron e ka akuzuar hapur Musk për krijimin e “një internacionaleje të re reaksionare” dhe për ndërhyrje në zgjedhjet e huaja. Po ashtu, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre deklaroi: “Është shqetësuese që një person me aq shumë ndikim dhe burime financiare ndërhyn kaq drejtpërdrejt në çështjet e brendshme të vendeve të tjera.”

Lexo edhe :  E ardhmja e Partisë Demokratike po rrokulliset poshtë Broadway

Përplasje me Keir Starmer në Britani

Në Britani, kryeministri Keir Starmer ka qenë një tjetër shënjestër e sulmeve të Musk. Dhe kështu, pas disa muajsh heshtje në emër të marrëdhënieve speciale të lëkundura me SHBA, dje Starmer vendosi t’i përgjigjet për herë të parë Musk-ut, i cili e quajti atë “përdhunuesi i Mbretërisë së Bashkuar” dhe “bashkëpunëtor në abuzimin seksual të bandave pakistaneze në Angli”: “Mjaft me gënjeshtra dhe dezinformata”, deklaroi Starmer, “ata që i përhapin janë të interesuar vetëm për veten e tyre, të dëshpëruar për vëmendje.”

Ndërkohë, retorika e Musk po krijon pasoja në jetën reale. Në Britani, një burrë u arrestua për kërcënime ndaj Jess Phillips, një deputete që Musk e kishte kritikuar rëndë në platformën e tij. Këto raste kanë sjellë kujtime të tragjedive të mëparshme, si vrasjet e deputetëve Jo Cox dhe Sir David Amess nga ekstremistët.

Europa duket e bashkuar në qëndrimin e saj kundër Musk, duke kërkuar që platformat e tij të ndjekin rregullat dhe të ndalojnë përhapjen e retorikës përçarëse dhe të rrezikshme. Ndërsa retorika dhe veprimet e Musk vazhdojnë të ndezin polemika, liderët europianë po kërkojnë masa më të ashpra për të mbrojtur demokracinë dhe sigurinë publike nga ndikimet e platformave digjitale./Bota.al/k.b

Të fundit

Rihanna “çmend” rrjetin me fotot bomb teksa prezanton koleksionin e veshjeve intime

Këngëtarja me famë botërore Rihhana, ka çmendur rrjetin teksa ka prezantuar koleksionin e ri të Savage X Fenty. Ylli...

Çfarë pritet të sjellë për botën partneriteti i ri Iran-Rusi?

Irani dhe Rusia, e kanë forcuar shumë partneritetin e tyre në mesin e paqëndrueshmërisë gjeopolitike globale, gjë që sinjalizon një rëndësi në rritje të...

Multivitaminat, të dobishme apo të tepërta?

E vërteta është që nëse hani një ushqim të pasur me fruta, vitamina dhe ushqime të pasuruara atëherë me siguri po merrni dozën e...

A i dini benefitet e lëngut të limonit në shëndet? Ja disa prej tyre

Lëngu i limonit është përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë tradicionale për vetitë e tij shëruese, duke përfshirë aftësinë për të vepruar si...

Moti i keq në Tepelenë, reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkullim e automjeteve

Reshjet e shumta në 12 orët e fundit kanë krijuar probleme në aksin rural Tepelenë-Kurvelesh-Vlorë. Nga lartësitë, në kilometrin 3 afër fshatit Bënçë, kanë rënë...

Lajme të tjera

Web TV