Themeloi shtëpinë e famshme të modës, u nda nga jeta Rosita Missoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U nda nga jeta në moshën 93-vjeçare stilistja e famshme, Rosita Missoni. Ajo u shua të mërkurën e 1 janarit në shtëpinë e saj në Sumirago, në veri të Italisë.

Stilistja, me bashkëshortin e saj Ottavio krijuan një nga shtëpitë më ikonike të modës në botë, atë të ‘Missoni’-t.

Vdekja e saj u konfirmua nga Angela Mariani, menaxherja e komunikimit e Missoni-t.

Rosita dhe Ottavio, të njohur për modelet shumëngjyrëshe me vija që karakterizonin shtëpinë Missoni, filluan rrugëtimin e tyre të përbashkët në modë në vitin 1953.

Nga një biznes i vogël familjar, shtëpia e Missoni u shndërrua në një nga atelietë nga më të rëndësishmet në botë, duke e bërë Milanon kryeqytetin e modës të nivelit të lartë italiane./K.K

Të fundit

109 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen...

Shpërthejnë sërish zjarret pranë Los Angelos, mijëra të evakuuar

Los Angelos nuk gjen qetësi. Shpërthejnë sërish zjarret duke bërë që mijëra persona të tjerë të evakuohen menjëherë. BBC shkruan se rreth 31,000 persona janë...

Europa në emergjencë për të mbledhur mjekë, ikin qindra “bluza të bardha” nga Shqipëria

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po...

Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare

Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalit psikiatrik. Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe...

Lajme të tjera

Web TV