Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke diskutuar me ta dhe iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre. Në takimin në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj u kërkoi të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin sepse ajo është rruga drejt suksesit. Ai tha se kush mëson dhe punon fort, ka ecur vetëm përpara.
“Jam shumë krenar për ju! Të dalësh me të gjitha 10-ta në Tiranë është një arritje e jashtëzakonshme. Fakti që ju keni qenë të fokusuar, jeni të përkushtuar, duke i qëndruar me besnikëri misionit për të qenë më të mirët, është diçka e jashtëzakonshme. Ju jeni ‘ajka’ e këtij qyteti. Doja t’ua thoja në sy këto fjalë sepse e vlerësoj vërtet punën që keni bërë. Njerëzit që keni në krah nuk janë rivalët tuaj, por aleatët tuaj më të mëdhenj”, u shpreh Veliaj.