Akuzat për krim zgjedhor, Majko kërkon informacion nga SHISH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Pandeli Majko reagoi një ditë pasi kreu i PD-së Sali Berisha e akuzoi se është kapur në një përgjim nga Shërbimi Informativ, ku flet për shitblerje votash në qarkun e Kukësit. Majko i kërkoi  kryeparlamentares Elisa Spiropali që të nisë një shkresë zyrtare drejt SHISH dhe sqarojë këtë situatë, duke i cilësuar akuzat e Berishës si shpifje. Po ashtu Majko shprehet se është vetëofruar të dorëzojë “imunitetin parlamentar”.

Tensionet mes Sali Berishës dhe Pandeli Majkos janë ndezur pas deklaratave të forta të bëra nga Berisha, i cili e akuzoi Majkon si një “kriminel elektoral”. Berisha pretendoi se deputeti socialist ishte përgjuar nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për shkak të veprimtarive të tij personale, por për lidhje me trafikantë droge dhe armësh, por pretendon se në bisedë del Pandeli Majko, ish-kreu I OSH-së dhe një drejtor rajonal i OSHE-së në Kukës ku diskutohet për shuma parash që do të hidhen për fushatë në zgjedhjet lokale në Has, Kukës dhe Tropojë. Këto akuza kanë shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik dhe kanë marrë një përgjigje të menjëhershme nga Majko. Në një foto të publikuar në Facebook ditën e djeshme, ai shkruan se ka qenë në takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali lidhur me akuzat ku i kërkon asaj që ti dtejtohrt në rrugë zyrtare Shërbimit Informativ Shtetëror ludhur me deklaratat e Berishës. Deputeti i Partisë Socialiste reagoi duke e cilësuar këtë një sulm të pabazuar dhe njoftoi se është i gatshëm të dorëzojë çdo imunitet parlamentar për të ndihmuar hetimet lidhur me akuzat. Majko bëri të ditur se kishte kërkuar informacion zyrtar nga Shërbimi Informativ Kombëtar për të hedhur dritë mbi pretendimet e ngritura nga Berisha. Ai theksoi se çdo hetim do të tregojë të vërtetën dhe është i hapur për transparencë të plotë. “Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!… I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar në publik nga Sali Berisha! Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”, thotë Pandeli Majko në statusin e tij.

Reagimet e Berishës

Ndërkohë, Berisha, duke përshkruar me detaje një sërë ngjarjesh të pretenduara, e akuzoi Majkon për përfshirje në skema të dyshimta që përfshinin blerje votash dhe shpërdorim fondesh.  Sipas tij, këto pretendime janë të bazuara në regjistrime të kryera nga një oficer i SHIK-ut, i cili, sipas Berishës, kishte dorëzuar materialet në organet e drejtësisë. “Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës. Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty. At shkon dhe bie zoti Pandeli. Dhe aty, është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata, është edhe tek unë, aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë. I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës. Oficeri, i cili ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët, habitet. Përveç kësaj, në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin, thonë ata, nuk e mundim dot. Kandidatin tonë, është reale çdo gjë. Tani ky oficer, njeri i përgjegjshëm, njeri i ligjit, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty ku e çoi, ajo e di, dyshime shumë të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin. Dhe oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di ku është. Pra, ky është Majko. Majko shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e kanë sjellë në Tiranë, po sjell gjysmën e ministrave të tij në Tiranë se qytetarët e Tiranës kanë një revoltë të jashtëzakonshme me Lal Vjedhësin, njeriun më të shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana si kryetar bashkie”, tha Berisha ditëm e hënë para gazetaëve. Majko i ka hedhur poshtë këto akuza, duke i quajtur përpjekje për dëmtimin e figurës së tij.

Lexo edhe :  Viti i Gjuhës Shqipe/Rama: U vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës

 

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV