Frika nga virusi HPMV/Epidemiologu:E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri ja simptomat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një virus i ri që po qarkullon në Kinë, ka rritur ndjeshëm frikën tek qytetarët. Por në fakt metapneumovirusi është zbuluar prej dekadash, ka qarkulluar edhe në Shqipëri dhe me gjasë e kemi prezent dhe në këtë sezon.

“Ka shumë vite që qarkullon, nuk përjashtohet mundësia, madje është e pamunudur të mos ketë ardhur në vendin tonë, sepse në studime e shumta tregon që ky virus është ne 8-15% të të gjithë virozave të stinës. E veçanta është se mund të ketë një ndryshim të vogël të strukturës i cili po studiohet”, thotë Dritan Ulqinaku, epidemiolog, ISHP.

Infektimi me metapneumovirusin, apo HPMV, shfaqet me shenjat e një rrufe të zakonshme.

“Në 95% të rasteve ka rrjedhje hundësh, temperaturë subfebrile, dhimbje koke, dhe në 5 % transmetohet në rrugët e poshtme që mund të kemi prekje të bronkeve dhe pneumoni”, shprehet Ulqinaku.

Epidemiologu, thotë se nuk ka aspak vend për panik, por si çdo virus tjetër stinor, duhet pasur kujdes tek disa kategori me risk.

“Ky virus prek kryesisht rrugët e sipërme të frymëmarrjes, është shumë i shprehur në moshën nën 5 vjeç, por kryesisht është pak më i rrezikshëm te mosha deri në 1 vjeç. Kujdes duhet të kenë moshat mbi 65 vjeç dhe ato që kanë probleme me imunitetin”, thotë epidemiologu.

Sa i takon rasteve me viroza të stinës dhe grip që kanë kërkuar ndihmë pranë mjeku tashmë janë mbi 12 mijë persona në javë, pacientët janë në shumicën e rasteve fëmijë deri në 5 vjeç./    S,M

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV