Ekipi i mjekëve në QSUNT ka realizuar një ndërhyrje të vështirë te një 34 vjeçare ku kanë hequr tumorin në kokë përmes vetullës
Ekipi i mjekëve në QSUNT ka realizuar një ndërhyrje të vështirë te një 34 vjeçare ku kanë hequr tumorin në kokë përmes vetullës. Ndërhyrja u krye nëpërmjet teknikës mini-invazive.
Pas këtij lajmi kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale falenderoi të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët morën pjesë në këtë operacion.
“Një ndërhyrje e vështirë e realizuar nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës, bëri të mundur të hiqet plotësisht tumori, pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtuar nuhatjen tek një paciente 34-vjeçare, me një tumor 3 cm në tru, ngjitur me nervat e nuhatjes e të shikimit
Mirënjohje për ekipin e neurokirurgëve, Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona”, shkroi Rama në Facebook./K.K