Media irlandeze/ Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpenzoni më pak duke planifikuar pushime në destinacione të përballueshme, shkruan Sarah Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen irlandeze “The Irish News”.

Fillimi i një viti të ri premton fillime të reja – por përfshin gjithashtu një rritje të pashmangshme të çmimeve.

Por, ndërsa inflacioni vazhdon të rrisë çmimet në disa vende të botës, ekzistojne ende destinacione ku kostoja e jetesës është e ulët.

Për fat të mirë, ka mjaft opsione për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa kompromentuar rrezet e diellit ose cilësinë e përvojave.

Ne ju sugjerojmë gjashtë vendet më të mira dhe më të përballueshme për të pushuar në vitin 2025:

1-Shqipëria
2-El Gouna, Egjipt
3-Galicia, Spanjë
4-Voss, Norvegji
5-Bosnjë-Hercegovinë

Destinacioni më i mirë për aventura: Shqipëria

Qoftë për të shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke vështruar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltra, është e lehtë ta ngatërroni Shqipërinë me fqinjin e saj përtej detit Adriatik.

Por, krahasuar me Italinë, plazhet janë më të qeta, pikat e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.

“The Irish News” ju rekomandon një udhëtim në të gjithë vendin ballkanik.

Mësoni për të kaluarën e Shqipërisë përmes arkitekturës otomane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit të Tiranës.

Eksploroni shtigjet në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe pushoni në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare.

Një udhëtim tetëditor kushton nga 911 paund për person, duke përjashtuar fluturimet./ ATSH

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV