PD rikthehet në protestë para Bashkisë Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, njoftoi në median sociale se të premten rikthehen protestat përpara Bashkisë së Tiranës.

“Të dashur miq, të premte, datë 10 janar, ora 11:00, protestojmë së bashku për të 41 herë përpara selisë së “5D” dhe inceneratorit Tiranë.

Kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal, që ka marrë peng bashkinë e kryeqytetit dhe buxhetin e bashkisë Tiranë, duhet të largohet një orë e më parë nga zyra e kryebashkiakut!

SPAK, pas komunikimit zyrtar të 4 akuzave penale, duhet menjëherë të vendosë masë sigurie ndaj kreut të “5D”, në mënyrë që të ndalet prishja e provave në bashkinë Tiranë dhe vjedhja e përditshme e parave të qytetarëve të Tiranës!

Bashkë do ia dalim!”, shkruan Këlliçi./e.t

Të fundit

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Shqipëria në vendin e 43-të

Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende të botës. Shqipëria renditet në vend e 43-të,...

Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për sot, 9 janar 2025

Territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të...

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre nëse kanë dritare të vjetra?...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

Lajme të tjera

Web TV