Politikanët e korruptuar nën ankthin e “Eskaliburit” të SPAK!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë sot në Tiranë është kundër shqiptarisë, por ai nuk ka më asnjë forcë për të mbijetuar.

Tani mund të themi se: e vetmja shpresë e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri është që, ai të mos ketë asnjë shpresë.

Korrupsioni i lartë shtetëror, i akuzuar për veprat penale që pret të dënohet, është ngritur i gjithë kundër SPAK-ut, domethënë kundër shqiptarisë.

Por dihet se SPAK inspektohet dhe paguhet nga ndërkombëtarët e mëdhenj që duan të çlirojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga korrupsioni.

Dhe korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri ndërkohë ka hyrë në procesin e vet që po e çon drejt fundit të tij.

Po SPAK, a do ta shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni i lartë shtetëror që, me skemën e antishqiptarisë, po shkatërronte Shqipërinë dhe pavarësinë e dinjitetin e saj historik?

Kjo tani është një gjë e sigurt: SPAK do ta shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga korrupsioni i lartë shtetëror.

Dihet si e provuar se…

Korrupsioni i lartë sot në Tiranë është kundër shqiptarisë, por ai nuk ka më asnjë forcë për të mbijetuar.

Ndërsa tani është e sigurt që zhdukja e korrupsionit të lartë shtetërorë në Shqipëri, do të sjellë domosdoshmërisht edhe bashkimin kombëtar.

Të korruptuarit e mëdhenj, me shtypin dhe televizionet e tyre, janë hedhur të gjithë bashkë në sulm kundër SPAK.

Kurse SPAK qesh e tallet me ta dhe ditë për ditë po ngre akuza kundër të korruptuarve të lartë shtetëror.

Por ndërkohë, të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të sigurt se, me likuidimin tërësor të korrupsionit të lartë shtetëror, në Shqipëri do të fillojë drejtësia e re patriotizmi dhe mbrojtja e fortë e interesit kombëtar./    S,M

Të fundit

Barcelona mposht pastër Athletic Bilbaon dhe është finalistja e parë e Superkupës

Barcelona është skuadra e parë që ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës, kjo pasi triumfoi 0-2 përballë Athletic...

Rama i përgjigjet komentuesve/ Legjendë mediatike! Nuk e prodhojmë vetë 100% të energjisë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si ditën e djeshme i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale. Në videon nga selia...

Gjesti fut dy produksionet në “sherr”, BBVK anulon videon e shumëpritur

Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother...

“Merimanga e zezë”/ Klubi i Milanit në zi, ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Cudicini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e...

Argita Malltezi paraqitet në SPAK

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. 'Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë timë do të...

Lajme të tjera

Web TV