“3 ditët më të zeza të jetës sime”/ Egli rrëfen periudhën e vështirë: Po vdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

gli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar. Egli u shpreh se ka marrë ilaçe për të kaluar gjendjen e saj, edhe pse në fillim ka patur frikë që t’i marrë.

Egli tregoi se si ka marrë psikologen e saj dhe i ka thënë “po vdes, nuk marr do më frymë”. Gjithashtu ka rrëfyer edhe një udhëtim në Greqi ku e ka kapur atak paniku dhe kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës së saj.

“Bëra në fillim konsultë terapie me psikologe se edhe unë nuk doja mjekime. S’ka shanse thoja mjekime. Edhe shkova te psikologia, keq rëndë, e kuptoja që nuk isha për psikologe. Mbaj mend me merrte në telefon dhe më thoshte më merr kur të duash në telefon. Mbaj mend një ditë isha shtrirë në krevat dhe e marr në telefon. Nuk isha te mami atëherë, isha vetëm në shtëpi. I them po vdes, nuk marr dot më frymë, jam shumë e lodhur, nuk dua më të jetoj. Më thotë të lutem hap derën, merr tualetet, bëj diçka me zor, edhe dil. I thashë nuk kam fuqi të ul bravën, ça po thua? Kur kam shkuar në Greqi kam kaluar tmerr, 3 ditët më të zeza të jetës sime. E kam thënë se kur të shkoj në Shqipëri do të marr mjekim ose mos më lini vetëm. Sa erdha në Tiranë kam shkuar te mjekja e familjes dhe më drejtoi te një psikiatër. Mora ilaçet dhe s’doja ti pija. Kur mora ilaçet kisha frikë, e kisha bindur se do të shikoja halucinacione. Kur i piva më filloi zemra, mendova tani u çmenda. Ama ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë”, ka rrëfyer Egli./   S.M

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV