E kush mund ta pengojë CAPUT MUNDI?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Sot ska trëndafila, sot ka TikTok

E para ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Zotit…Por, sot që shohim përmes pasqyrave dhe enigmave,, dhe ku e vërteta, para se të na dalë ballë për ballë,  shfaqet copa-copa shenjash (ej, sa të palexueshme) …. na duhet të merremi me ato pak të dhëna që kemi…edhe me ato që  na duken të errëta dhe pothuajse të thurura nga një vullnet i lidhur kokë e këmbë me të keqen… për të gjetur atë të VËRTETË që kërkojmë të dimë të gjithë.

Përdora hyrjen e Umberto Ecos-s Emri i Trëndafilit, për hyrjen e këtij shkrimi mbi çështjen aq shumë të debatueshme aktuale TIKTOK, që unë e quaj “trëndafili i kohëve tona moderne digjitale”.

Me miliarda përdorues globalisht, TikTok është kthyer në një nga platformat më Trend të mediave sociale në mbarë botën, me një performancë financiare po aq mbresëlënëse duke sinjalizuar me Tik Tak-un e orës ardhjen e një epoke të re me shpërndarjen e informacionit në shpejtësinë e dritës. Çështja është çfarë informacioni shpërndahet ? A mundet të kontrollohet?

Caput Mundi

Fuqia e MEDIAS në vendosjen e fateve të politikanëve dhe influencimit të elektorateve ka dekada që njihet nga studiuesit, që prej lindjes së medias së shkruar, medias televizive që e amplifikoi më shumë fenomenin e tashmë MEDIAT SOCIALE. Të kesh kontrollin e Mediave sociale sot, do të thotë të kesh kontrollin e botës, të jesh Caput Mundi – Kreu i Botës

Duke njohur fuqinë e informacionit, përfitimet e çensurimit të tij përmes KONTROLLIT,   ti DIS- INFORMON kë të duash, …  e sigurisht që, dicka që nuk e kontrollon dot të FRIKËSON!

Të parët që u frikësuan nga ky popullaritet dhe ndikues trendesh, ishin Ushtria dhe Marina e Shteteve të Bashkuara në vitin 2020 – të cilët ndaluan TikTok në pajisjet qeveritare pasi Departamenti i Mbrojtjes e etiketoi atë një rrezik sigurie. Po këtë vit, qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se po shqyrtonte ndalimin e platformës kineze të mediave sociale TikTok me një kërkesë të presidentit të atëhershëm Donald Trump, i cili e shihte aplikacionin si një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Në vitin 2021 kompania amerikane e teknologjisë Microsoft propozoi për të blerë algoritmin e TikTok dhe teknologji të tjera të inteligjencës artificiale, ta vinin në kontroll, por kjo u refuzua nga ByteDance, duke kritikuar administratën Trump për shitje të detyruar. Trump është sërisht në skenë ku shitja e detyruar vijon të bërtitet fuqishëm…një kacafytje që pritet të zbardhet brenda vitit 2025…  e cila duket qartë se nuk është thjesht kapriço e një kreri të një superfuqie

Popullata

Në prill 2020, TikTok tejkaloi dy miliardë shkarkime celulare në mbarë botën duke ia kaluar dhe motorrit gjigand të informacionit Google duke krijuar tendenca virale në gjithçka me një ndikim marramëndës  në mbarë botën.

Një algoritëm gjenial që krijon përmbajtje dhe trende virale, që do të thotë se informacione të vërteta apo të sajuara, profesionale apo amatore, informuese apo disinformuese kthehen virale me një lehtësi marramendëse tek përdoruesit… aq sa të duhet të jesh i mirëinformuar, i mirëlexuar dhe me një koefiçent inteligjence mbi mesataren për të kuptuar e për të bërë diferencën mes të vërtetave dhe sajesave e për të mos rënë në grackën e mashtrimblerjeve dhe mendësive të kota.

Pyetja që shtrohet për ne popullatën e thjeshtë teksa gjendemi në lumin e madh të informacioneve që gjenerojnë mediat sociale sot është: Kujt ti besoj? Kush informon e kush disinformon? Ku të informohem që të mos mashtrohem?

Eshtë bërë kaq e vështirë të diferencosh e të kuptosh një të vërtetë qoftë edhe për një cështje banale. Mendoni pak sa e frikshme bëhet çështja kur flitet për preferenca politike, fushatash e kundërfushatash. Bëhet akoma më e rrezikshme për mirëqënien fizike e psikologjike të popullatave me formim bazik intelektual të cilët gëlltisin çdo informacion që shitet bukur. E kush ka kohë? Lodhem gjithë ditën e le të argëtohem pak, të shoh ç’bëhet….

Çështja e ditës : Të mbyllet Tik Tok

Lexo edhe :  Ilir Meta mbeti jetim

Çdo çështje ka tre versione: ajo që thuhet, ajo që kuptoj (përmes të menduarit tim nëse e kam) dhe e VËRTETA lakuriqe që pak kush ka luksin tashmë ta shohi kur gjendet mes një oqeani disinformativ për interesa minore e madhore individësh e superfuqish.

…kërcënim i sigurisë kombëtare, edukimi dhe garantimi i mirqënies së fëmijëve, pasojat psikologjike të këtij aplikacioni kinez djallëzor,…janë ato që shkruhen e thuhen në media e që marrin zë nga përfaqësues të politikës së vendeve të ndryshme për të argumentuar vendimet e tyre. Vendet e vogla zgjedhin të mbajnë anën e politikave të vendeve të mëdha… dhe e jona aktuale, dihet tashmë … Por, pse Amerika kërkon ta blejë me kaq ngulm këtë Tik Tok kaq banal, kaq të rrezikshëm? Sepse ska kontroll? Ajo ka në kontroll tashmë Inteligjencën Artificiale, Facebook, Instagram, Youtube, Google…

Këto janë disa nga pyetjet që ngre unë si një qytetare e thjeshtë teksa lexoj informacione pa fund mbi çështje të politikës së jashtme ndonëse nuk jam eksperte e tyre.

Nga ana tjetër, profesioni që unë bëj, më ndihmon të kuptoj më shumë mbi çështjen në aspektin psikologjik. Tashmë është fakt nga mijëra studime shkencore të kryera, impakti negativ që vjen si pasojë e mbipërdorimit të mediave sociale në tërësi mbi shëndetin psikologjik të fëmijëve por dhe kategorive me një formim mendor KI (koefiçent inteligjence) nën mesatare. Ndërkohë, di gjithashtu se edukimi me modele të gabuara jovlerore vjen që nga prindërimi (që janë modelet e para për fëmijën), shoqëria e deri tek televizionet të cilat transmetojnë programe e filma që përmbajnë modele aspak edukuese për brezat në zhvillim… dhe se mbyllja e një aplikacioni nuk zgjidh problemin për të cilin ndërmerret veprimi.

E sigurtë është se zhvillimet teknologjike nuk mund të ndalen, epoka digjitale nuk mund të ndalet  me forma radikale nga qeveri të caktuara që mbrojnë interesat e politikave të tyre…Marrja e kontrollit të mediave sociale nga një dorë do shndërrohej brënda pak kohësh në monopol=çensurë… çfarë mund të bëj secili nga ne?

Inteligjenca artificiale kërkon njerëz inteligjent

Nevoitet të jesh INTELIGJENT që dikush të përdori me efiksasitet aplikacionet e mjetet digjitale INTELIGJENTE. Kjo domosdoshmëri e aftësisë së zhilluar të mendimit në stade të larta të të menduarit, kuptuarit, arsyetuarit e gjykimit bëhet akoma më e domosdoshme kur flitet për diferencimin e përmbajtjve të informacioneve të panumërta që vërshojnë si lumë në mediat sociale nën maskën e informimit, edukimit, argëtimit, preferencave politike apo dhe kulturore.

Së pari duhet të kesh një MENDIM tëndin KRITIK, që ndihmon në aftësinë e mosgëlltitjes të çdo informacioni që të serviret, në mënyrë që të kuptosh çfarë lexon, çfarë mendimesh e bindjesh krijon, çfarë të hedhësh në plehra e çfarë ta vendosësh ta përvetësosh si mendim tëndin, e mbi të gjitha që të japësh një gjykim mbi atë që sheh, lexon, dëgjon dhe të marrësh vendime të mira: ta blesh, ta përvetësosh, ta ndjekësh, ta vlerësosh e ë pas të dish të orientosh e mbrosh fëmijën tend.

Në vitin 2025, gazetaria cilësore dhe faktike do të jetë më e rëndësishme se kurrë Me gabimet dhe dezinformatat që përhapen lehtësisht në internet – dhe njerëzit në disa nga pozicionet më të larta në pushtet që hedhin dyshime mbi shkencën e pranuar të shëndetit dhe klimatologjisë – është jetike që gazetaria të mbrojë të vërtetën ( The Guardian).

E vërteta nuk është ajo që paraqitet në çast- duhet zbuluar!

Shkruaj për Tik Tok sepse sot nuk je trendi të flasësh për trëndafila…

 

Nga Rudina Koromani

Psikologe Klinike, 9 janar 2025

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV