“Merimanga e zezë”/ Klubi i Milanit në zi, ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Cudicini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga e Zezë” për veshjen e tij dhe aftësinë për të bërë pritje të jashtëzakonshme. 

Gjatë pesë sezoneve me fanellën kuqezi, ish-portieri grumbulloi 183 paraqitje dhe fitoi një kampionat (1967-68), një Kupë të Kampionëve (1968-69), një Kupë Interkontinentale (1969) dhe një Kupë Italie (1971-72). 

Milani e kujtoi ish-portierin me një mesazh prekës në rrjetet sociale: “Rrjeta e Merimangës, në Zemrën tonë kuqezi. Përgjithmonë. Ka ndërruar jetë Fabio Cudicini, kampion i gjithçkaje me Milanin, portier i madh dhe njeri i madh. Ngushëllimet e të gjithë kuqezinjve për djalin e tij Karlo, i rritur në klub, dhe për gjithë familjen. Lamtumirë, Fabio.”/ D.C

Të fundit

2025 vit i mbushur me aksidente ajrore/Sa është bilanci tragjik i regjistruar në një muaj

Një bilanc tragjik është shënuar në vitin 2025 sa i përket aksidenteve ajrore vetëm. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit...

Mollë jeshile apo e kuqe?/ Zbuloni përfitimet e tyre për shëndetin

Shpesh lind pyetja: duhet të preferojmë mollët jeshile apo të kuqe? “Një mollë në ditë e mban mjekun larg”, thotë shprehja e vjetër, por çfarë...

Acari mbërthen Shqipërinë/Meteorologia jep parashikimin e fortë:Ja kur nis kthesa e motit

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se deri në datën 22 shkurt na...

‘MIRA’, Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal

“MIRA” Matrica e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Rrezikut po përdoret nga Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHPSH) për të luftuar punësimin informal. E zhvilluar për ISHPSH...

Turqia rrit kapacitetin e energjisë diellore me 39% në më shumë se 20 gigavat

Turqia rriti kapacitetin e saj të energjisë diellore në më shumë se 20 gigavat dhe kapacitetin e saj të energjisë së erës në më...

Lajme të tjera

Web TV