Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 31 për qind e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar-dhjetor tregojnë se kryesisht kjo ka ardhur për shkaqe vizuale dhe funksionale por një përqindje jo e vogël edhe për shkak se nuk kanë përmbushur kufizimet që lidhen me shkarkimin e gazrave.

DPSHTRR njoftoi se në total gjatë periudhës janar-dhjetor u testuan 428,139 mjete, ose +8.2% krahasuar me Janar-Dhjetor 2022.

Të paktën 84.1% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 – 8+1 vende). Mjetet janë të përqendruara kryesisht në Tiranë ku sipas të dhënave 35.4% e testimeve janë kryer drejtorinë rajonale të kryeqytetit.

 

Duke u ndalur më në detaj për shkaqet e moskalimit të testimit rezulton se në 46% të rasteve ka pasur mangësi vizuale e funksionale, 27 për qind kanë ngelur si efekt i sistemit të shkarkimit të gazrave dhe 14 për qind si efekt i sistemit të drejtimit.

 

Arsyeja e katërt ka të bëjë me sistemin e frenimit ku nga totali i ngeljeve janë të paktën 13% me këtë problematikë.

DPSHTT ka nënvizuar së janë të paktën 28.5% e totalit e mjeteve që janë ritestuar gjatë vitit të shkuar.

Sa i takon vjetërsisë së mjeteve DPSHTRR në përmbledhjen e saj vlerëson se të paktën 7,949 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose +38.3% krahasuar me Janar-Dhjetor 2023.

Kontrolli teknik aktualisht kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor përmes pikave të veçanta që ka secila prej drejtorive të saj rajonale.

Kontrolli teknik aktualisht kryhet çdo dy vjet për automjetet 4+1 është 2200 lekë kurse ritestimi 900 lekë./ Monitor

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV