Gjykata e Lartë e SHBA refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit ndaj tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të enjten kërkesën Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në shtetin e Nju Jorkut për për veprat penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Gjykata me një vendim 5-4 mohoi kërkesën e bërë në momentet e fundit nga avokatët e zotit Trump për të frenuar dhënien e dënimit, të planifikuar për të premten në orën 9:30 të mëngjesit në gjykatën e shtetit të Nju Jorkut në Manhatan. Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts dhe kolegia e tij konservatore, Amy Coney Barrett iu bashkuan tre anëtarëve liberalë të gjykatës – Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Brown Jackson – në votimin kundër kërkesës së zotit Trump.

Gjykatësi i çështjes së zotit Trump, Juan Merchan, tha javën e kaluar se ai nuk ishte i prirur ta dënonte me burg presidentin e zgjedhur republikan dhe ka të ngjarë ta lirojë atë pa kushte. Kjo do të thotë se vendimi për ta shpallur atë fajtor për akuzat penale do të jetë pjesë e dokumenteve të gjykatës, por ai nuk do të marrë dënim me burg, gjobë apo lirim me kusht.

Katër gjykatës konservatorë – Clarence Thomas, Samuel Alito, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh – votuan në favor të kërkesës së zoti Trump.

Gjykata e Lartë mori për shqyrtim kërkesën e zotit Trump për të ndalur dhënien e dënimit pasi ajo u refuzua nga Gjykata e Lartë e shtetit të Nju Jorkut të enjten.

Ish-presidenti Trump u shpall fajtor nga një juri më 30 maj të vitit 2024 për 34 akuza penale në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Lexo edhe :  Indonezia vijon të refuzojë Apple, gjigandi i teknologjisë nuk mund të tregtojë Iphone 16

Zonja Daniels pretendon se pati një marrëdhënie seksuale me zotin Trump në vitin 2006 pasi e takoi në një turne golfi në Lake Tahoe. Ish-presidenti Trump e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim.

Prokurorët thonë se pagesa për zonjën Daniels ishte pjesë e një skeme më të gjerë për të blerë heshtjen e personave që mund të dilnin publikisht gjatë fushatës elektorale me histori turpëruese për marrëdhënie jashtëmartesore. Prokurorët thanë se ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, i bëri pagesat për zonjën Daniels dhe se më vonë ai rimbursua nga zoti Trump, kompania e të cilit i regjistroi pagesat si shpenzime ligjore.

Falsifikimi i të dhënave të biznesit ndëshkohet me deri në katër vite burgim. Zoti Trump është ish-presidenti i parë amerikan që është shpallur fajtor për një vepër penale./K.K

Të fundit

Lutje për shëndetin e Kryepeshkopit/ Mbahet mesha në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kome. Gjendje e tij shëndetësore u përkeqësua menjëherë këtë të premte, kjo e...

I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Ja çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë

Temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit këtë fundjavë dhe në vazhdim pasi pritet që të pësojnë rënie drastike. Në një...

Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë problemi dyshohet

Kompania Tesla njoftoi se ka tërhequr rreth 239,000 automjete të saj për shkak të një problemi që mund të çojë në një mosfunksionim të...

Rama të hënën vizitë në Romë, a do ta presë mikja e tij Meloni?

Meloni është bërë një personazh me shumë rëndësi, pasi pëlqehet nga Donald Trump... Në kulmin e debateve sa i takon dështimit të paktit për refugjatët,...

Erion Veliaj uron Maestro Robert Ndrenikën në ditën e lindjes!

"Gëzuar Ditëlindjen Maestro Robert Ndrenika! Ikonë e artit shqiptar, që vijon të frymëzosh njësoj. #TiranaKryeqytetiMesdhetariKultures" - shkruan Veliaj. Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen e 83-të. Vitet kalojnë,...

Lajme të tjera

Web TV