Kultivimi i kanabisit mjekësor/ Qeveria miraton rregullat dhe kriteret e licensimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar kriteret për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për arsye mjekësore. Sipas vendimit të këshillit të ministrave, bima narkotike mund të mbillet në ambjente të hapura, sipërfaqe toke, të mbrojtura, sera apo tunele plastike si dhe të mbyllura, ambiente të izoluara me ndriçim artificial. Hyrja në këto mjedise do të jetë e kufizuar dhe do të mundësohet përmes një porte hekuri, ku paralelisht do të monitorohet edhe me kamera me rezolucion të lartë.

“Ambientet duhet të jenë të monitoruara në vazhdimësi me sistem të kamerave CCTV, i pajisur me reader të inkorporuar dhe sensorë lëvizjeje, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, përfshirë hapësirën 20 metra jashtë rrethimit, e cila duhet të jetë e ndriçuar. Imazhet filmike të sistemit të kamerave duhet të ruhen të paktën për 90 ditë në NRV/Server dhe të paktën për një periudhë 1-vjeçare në memorie “Cloud” me vendndodhje në një nga vendet e BE-së.”

Porta e hyrjes do të kontrollohet nga personel i autorizuar për sigurinë, i cili mban evidencë për çdo hyrje-dalje të personave, automjeteve dhe mallrave. Kurse materialet teknike, të cilat garantojnë sigurinë dhe monitorimin, do të vendosen në një dhomë të veçantë të dedikuar brenda perimetrit të sipërfaqes ku ushtrohet aktiviteti, në të cilën ka akses vetëm personeli përgjegjës për sigurinë. Ndërsa transporti i bimëve narkotike dhe nënprodukteve të saj duhet të bëhet me mjete të mbyllura dhe që sigurojnë mosdëmtimin e mallit.

“Subjekti i licencuar duhet të sigurojë që automjeti i transportit të jetë i mbyllur, i vulosur dhe i pajisur me GPS, me qëllim monitorimin pa ndërprerje të lëvizjes nga origjina në destinacion dhe të ketë kamera që monitorojnë materialin që transportohet, si dhe të ruhet dhe të shoqërohet nga shërbim i sigurisë deri në/nga pika e kalimit të kufirit sipas parashikimeve në marrëveshjen e lidhur mes palëve.”

Ndërsa sa i përket subjektëve të cilat do të kultivojnë dhe përpunojnë kanabis për arsye mjekësore do të duhet të ndjekin disa procedura për të ruajtuar dhe testuar efikasitetin e pajisjeve të sistemi të sigurisë. Kurse ruajtja do të bëhet nga policia private apo ajo shtetëore, 24 orë pa ndërprerje.

Lexo edhe :  Errësirë në qytetet e Shqipërisë, si paraqitet situata në Vlorë dhe Durrës

Kuvendi i dha dritën jeshile kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për arsye mjekësore të korrik të 2023 pas një konsultimi publik të qeverisë me qytetarët ku 61 perqind e qytetarëve e mbështetën këtë nismë./K.K

Të fundit

Protestë politike/ Berisha dhe Meta sfidojnë SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë

Mesditën e të Premtes, një grup i vogël mbështetësish të opozitës protestuan përpara godinës së bashkisë së Tiranës, kundër...

1 milionë euro ose do të largohem: Në Spanjë zbulojnë prapaskenën e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas,...

“Shqipëria, destinacion që nuk duhet humbur në 2025”

Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për të udhëtuar drejt Evropës pa...

“Rilindje e lagjes 300-vjeçare të Zdrales”, Rama inspekton punimet

SHKODËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në qytetin e Shkodrës, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në lagjen e vjetër, e...

Numri i të vdekurve nga lufta në Gaza mund të jetë 40% më i lartë

Një raport tregon se numri i viktimave mund të jetë rreth 40 përqind më i lartë në 9 muajt e parë të luftës në...

Lajme të tjera

Web TV