Në emisionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje” që transmetohet në YouTube, kanë qenë të ftuar tre miqtë më të ngushtë të moderatores.
Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu dhe Eno Popi. Në një moment gjatë bisedës, Arbana i ka kërkuar Ermalit t’i bëjë disa pyetje Enos për shoqërinë që ka me dy miket e tij, Xhemin dhe Arbanën.
Një nga pyetjet ka qenë: Kush është më diplomate.
Eno: Nëse inatose Xhemin e kupton 1 km larg, ndërsa me Arbanën t`i ulesh, nis biseda krejt normale dhe te fjalia e shtatë t’i e kupton që befas diçka nuk shkon. Përgjithësisht, Arbana është më diplomate.
Jo më kot është ky perceptim i Enos për Arbanën, kjo e fundit me origjinën nga Dibra, ka edhe këtë karakter si shumica e dibranëve që t’i shprehin gjërat dalëngadalë pa e kuptuar ndonjëherë edhe se ç`ka do të tregojë./ S,M