Nuk u pranua kurrë nga familja e tij/Ja çfarë deklaroi moderatori për ish-partneren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Meritoni ka komentuar së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Në një intervistë për emisionin Prive, ai konfirmoi se ndarja ishte “100% e vërtetë”, por arsyet mbeten private.

“Gjithçka ka ndodhur në mënyrë natyrale dhe reale. Kam vepruar ashtu si jam ndjerë dhe nuk do të ndërroja asnjë pikë apo presje nga ajo përvojë”, tha Meritoni, duke shtuar se reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme, me disa që e kanë mirëpritur dhe të tjerë që jo.

Lidhur me raportin e tij me Ilnisën, Meritoni e vlerësoi atë si një grua të mrekullueshme nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste. Ai theksoi se arsyet për ndarjen nuk kanë shumë rëndësi, pasi më e rëndësishme është që të dy të jenë mirë dhe të vazhdojnë jetën përpara.

“Janë gjëra shumë private, por unë i uroj Ilnisës më të mirat në jetë dhe karrierë”, përfundoi ai.Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetese të këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranonte Ilnisën si të dashurën e djalit.

Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar kurrë tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij ishin kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata ishte ende e nderë, në Tiranë, Meritoni u pranua si ‘dhëndër’.

Lexo edhe :  Themeloi shtëpinë e famshme të modës, u nda nga jeta Rosita Missoni

Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë./K.K

Të fundit

Rikthim i bujshëm pas 12 vitesh, David Moyes merr drejtimin e Evertonit

Moyes do rikthehet në pankinën e Everton pas më shume se 10 vitesh. Moyes drejtoi Evertonin nga viti 2002 deri...

Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?

Lutfi Dervishi Ndërsa në Greqi, politikanët, media dhe publiku po shprehin hidhërim për gjendjen shëndetësore te Kryepeshkopi Janullatos, reagimi në Tiranë  është i zbehtë, për...

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjet në qytetin e Cetinjes

Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sigurinë në Malin e Zi të japin dorëheqjen si dhe të kryhet një...

Gara e F1 në Shqipëri/ Rama: 1 miliard njerëz do të kenë sytë në Elbasan në 3 ditë

Kryeministri Edi Rama tha se automotoparku që po ndërtohet në Elbasan dhe ku do të zhvillohet edhe një garë e Formula 1, do të...

Kanadaja përgatitet për “luftë” me Trumpin! Gati kundërtarifat ndaj mallrave amerikane

Kanadaja po përgatitet të hakmerret me një listë te gjatë tarifash dërrmuese mbi mallrat amerikane nëse Presidenti i zgjedhur Donald Trump ndjek planet e...

Lajme të tjera

Web TV