Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka shpërndarë një njoftim sa i përket kushteve të motit për ditën e nesërme.
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e nesërme priten reshje të shtuara shiu që mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, si dhe ngrica.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë apel për strukturat vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.
Njoftimi:
Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.
Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare./e.t