Rama i “trembet” zhbalancimit të PS-së, drejtuesit në lista të sigurta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po tregohet i kujdesshëm me drejtuesit politik në qarqe. Edhe pse para tre muajve tha se çdo deputet që ka më shumë se një mandatat do të jetë në listë të hapur, për drejtuesit politik të cilët duhet të përqëndrohen në maksimalizimin e votave të Partisë Socialiste, Rama është treguar tolerant, duke ua siguruar mandatin

Katër muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen për drejtuesit politikë duke i pozicionuar ata në lista të sigurta kandidimi. Ky vendim edhe pse nuk është bërë publik, burime nga Partia Socialsite bëjnë me dije se drejtuesit politik që të mos rendin pas votave të tyre do të jenë në një listë të sigurt, për të maksimizuar sa më shumë vota për Partinë Socialsite. Ky vendim që Rama mund të ketë marrë vjen edhe për shkak që të mos prish balanca të paktën tej drejtuesit politik të cilët do të udhëheqin fushatën në qark. Sipas burimeve, Rama ka bërë të qartë se gara për votat individuale nga drejtuesit politikë mund të krijonte përçarje brenda ekipeve elektorale, prandaj mbajtja e tyre në zona të sigurta synon të shmangë çdo fragmentim dhe të maksimizojë rezultatin e përgjithshëm për PS-në. Në qarqe si Kukësi, ku PS në zgjedhjet e fundit siguroi vetëm një mandat, të gjitha energjitë do të fokusohen në mbështetjen e kandidaturës për të ruajtur këtë rezultat minimal. Ndërkohë, në qarqe më të mëdha dhe të forta për socialistët, si Durrësi, Berati dhe Shkodra, drejtuesit që njëkohësisht mbajnë poste ekzekutive si kryebashkiakë, pritet të sjellin rezultate pozitive pa ndërhyrje të veçanta.

Rama në Asamblenë Kombëtare

Në Asamblenë Kombëtare që u mbajt më 8 tetor 2024, Rama i friksoi të gjithë ata që ksihin më shumë se një mandate se do të ishin në listën e hapur. Rama tha se lista sipas Kodit të ri Zgjedhor do jetë e ndarë me 140 emra në listë të hapur dhe 47 në listë të mbyllur. “Duhet t’ua ktheni këtë borxh të gjithë delegatëve që ju zgjodhën për të qenë anëtarë të Asamblesë. Skuadra jonë do të jetë e përbërë nga 187 anëtarë, 140 e hapur për tu zgjedhur nga populli dhe 47 në listën e mbyllur të partisë”, tha Rama. Ndërsa për të vetët ai tha se në listën e hapur do jenë deputetët me më shumë se një mandat përfshirë dhe atë vetë së bashku me drejtues politikë. Ndërsa në listën e mbyllur do jenë të rinj dhe të reja si dhe persona që kanë rol të veçantë në procesin zgjedhor në parti si p.sh Sekretari i Përgjithshëm apo drejtuesi për Diasporën. “Deputetët me më shumë se një mandat dhe ata që janë drejtues politik do garojnë si gjithë të tjerët përfshirë dhe mua.

Lista e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre të cilët do kenë role të veçanta si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së apo drejtuesi i ri politik i Diasporës. Në listën e mbyllur do jenë deputetët vetëm me një mandat dhe të rinj e të reja”-deklaroi Rama.

Lexo edhe :  Mblidhet Kryesia e PS/ Rama cakton Shalsin drejtues politik në Kukës

Strategjia për votën e diasporës 

Një nga objektivat më të rëndësishëm për socialistët në këto zgjedhje mbetet vota e diasporës. Burime pranë PS-së konfirmojnë se fushata për përfshirjen e emigrantëve ka marrë një rëndësi të veçantë, duke u konsideruar si një mundësi për të ruajtur dhe ndoshta për të përforcuar shumicën parlamentare aktuale. Socialistët kanë zbarkuar në Itali dhe Greqi, dy vende që strehojnë një numër të madh të emigrantëve shqiptarë. Drejtues politikë, ministra, deputetë dhe zyrtarë të PS-së janë angazhuar në një fushatë të gjerë për regjistrimin e emigrantëve si votues, duke synuar që ata të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Në Athinë, një ekip i kryesuar nga ministrja Belinda Balluku, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Evis Kushi dhe figura të tjera kryesore të qeverisë dhe partisë, zhvilloi takime intensive me komunitetin shqiptar. Këto takime janë fokusuar te regjistrimi i votuesve dhe te sigurimi i një mbështetjeje logjistike për të garantuar që procesi të jetë sa më efikas. Në Selanik, kjo detyrë u drejtua nga ministri Niko Peleshi dhe Romina Kuko, të cilët gjithashtu organizuan aktivitete për të mobilizuar komunitetin shqiptar në këtë zonë.   Në Itali, angazhimi ka qenë po aq i madh. Taulant Balla, drejtues politik për Diasporën, së bashku me kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha, dhe deputetë të tjerë, janë fokusuar në qytetet me përqendrimin më të madh të shqiptarëve, si Roma, Milano, Torino dhe Firence. Ata kanë promovuar regjistrimin e votuesve përmes takimeve, organizimit të qendrave informuese dhe kontakteve të drejtpërdrejta me diasporën. Përfshirja e diasporës në procesin zgjedhor shihet nga Partia Socialiste si një hap i rëndësishëm strategjik për të arritur qëllimin e saj politik: një mandat të katërt qeverisës. PS synon të ruajë të paktën 75 mandatet aktuale, ndërsa vota e diasporës mund të jetë vendimtare në qarqe të ngushta si Gjirokastra, Vlora, apo Korça.  Për këtë arsye, PS ka ndërmarrë hapa të veçantë për të lehtësuar procesin e regjistrimit dhe për të inkurajuar përfshirjen e emigrantëve. Krahas aktiviteteve në terren, partia ka ngritur grupe pune të dedikuara për mbështetje teknike dhe për koordinimin e procesit në qytetet ku jetojnë shqiptarët. Një pjesë e këtyre grupeve përfshijnë figura të njohura të PS-së dhe përfaqësues lokalë që kanë ndikim në komunitet. Rama ka bërë thirrje për përfaqësim të gjerë dhe të balancuar në lista, duke kërkuar kandidatura me influencë lokale dhe përfshirjen e të rinjve nga platforma “Deputeti që duam.” Sipas tij, kjo strategji, e kombinuar me votën e diasporës, mund të garantojë jo vetëm ruajtjen e shumicës aktuale, por edhe forcimin e bazës elektorale të socialistëve në zgjedhjet e ardhshme.  Në fund, socialistët mbeten të përqendruar në sigurimin e një pjesëmarrjeje sa më të madhe nga diaspora, duke shpresuar që ky angazhim do të përkthehet në mbështetje të rëndësishme për partinë në kutitë e votimit.

Të fundit

Përplasje e trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, lëndohet njëri drejtues

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, ku janë përfshirë tre mjete. Nga raportimet, mësohet se...

‘Jam grua e martuar’, Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin e saj

Rozana Radi, një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private shumë të rezervuar. Megjithatë, gjatë një debati në “Big...

Viti i Maks Velos/ Bardhyli: Do rikthejmë veprat e tij

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se viti që sapo kemi hyrë...

Dëme kolosale/ Të burgosurit angazhohen në shuarjen e zjarreve në Los Angeles

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe...

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në...

Lajme të tjera

Web TV