Rama për pensionistët/ Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS 2 bonuse në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet kritikave në rrjetet sociale për pensionistët, ku një ndjekës i thotë që duhet të jenë më në fokus të qeverisë. Teksa udhëton me makinë drejt qytetit të Elbasanit, në rubrikën e re ‘Sy m’sy’, Rama thotë se Partia Socialiste ishte ajo që udhëhoqi reformën e pensioneve që siguroi pension më të lartë.

Për PS, Rama thotë se pensionistët do jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa rendit bonusin 100 mln euro për Vitin e Ri dhe bonusin që do u ofrohet në pranverë.

“Për Elbasan sot. E mira s’ka fund e borxhi i kësaj shoqëri ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk ndalet kurrë. Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë pension 10 vitet e fundit të ketë pension konsiderueshëm më të lartë se ata që kanë dalë më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 mln euro si bonus për Vitin e Ri. Do do t’u japë për herë të parë bonus të dytë në pranverë dhe do mbajë do bonuse në vit. Këto janë fakte kuptimplota të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët, me të cilët ne do të ndajmë në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja e pandalshme e ekonomisë”, shprehet Rama.

Nuk kursen ‘thumbat’ për opozitën. Rama shprehet katrani i madh pa din e iman (Berisha), por edhe katranët e vegjël u ofrojnë pensionistëve qilima fluturues,  si trashëgimtarë të politikës ekonomike të Sudes dhe Xhaferrit. Për kryeministrin Rama, pensionistët e dinë se kush e bëri lesh e li Shqipërinë dhe thotë se më mirë se PS s’kanë për të gjetur.

Lexo edhe :  Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025

“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh pa din e pa iman, te ca katranë të vegjël pa cipë dhe pa nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe Xhaferrit. Ndër shumë të mira të tjera, pensionistët e parë nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li, dhe e dinë aritmetikën më mirë se Lulat e rinj, e kanë të qartë se kushdo tjetër se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ku vend as nuk ka pasur dhe as nuk gjen dot edhe për nja 10 vjet të tjera pa diskutim”, vijon Rama./e.t

Të fundit

Rama:“Në Elbasan duhet të kemi një pol të ri të Tiranës metropol”

Në takimin e zhvilluar në Elbasan kryeministri Edi Rama u ndal tek disa zhvillme të rëndësishme që do të...

Rregjistrohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Sierra Leone

Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Sierra Leone, u regjistrua rasti i parë i lisë së majmunëve, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit. Në deklaratë thuhet se...

Skema e re e kredive të buta/ Veliaj: 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet...

“Black game”/ Aksion kundër lojërave të fatit, katër të arrestuar në Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black game”. Në pranga kanë rënë katër personave., ndërsa janë proceduar penalisht edhe katër shtetas të tjerë. Sipas policisë është...

Gjendja jo e mirë e fushës, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka një ndryshim në programin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë për javën e 18-të. Ndeshja...

Lajme të tjera

Web TV