Raportohet për të plagosur nga një sulm me dronë në Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha mëngjesin e së shtunës guvernatori i rajonit, Evgeny Pervyshov.

Pervyshov tha në Telegram se disa njerëz pësuan lëndime nga copëzat e xhamit dhe se po mjekohen. Ai shtoi se ndërtesat e goditura nuk u përfshinë nga zjarri dhe se pësuan vetëm dëme të vogla.

Video dhe fotografi nga incidenti, të cilat nuk janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë (REL), u postuan online nga banorët vendës, të cilët thanë se nuk u dëgjuan sirenat për sulme para se dronët të godisnin.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, tha se dronët u lëshuan nga Ukraina, por Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase nuk ka raportuar ndonjë sulm me dron në rajonet ruse.

TASS shtoi se autoritetet në pjesë të tjera të Rusisë dhe në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjithashtu raportuan sulme me dronë ukrainas natën mes 10 dhe 11 janarit, përfshirë në rajonin Krasnodar Krai, në lindje të Krimesë.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet Kursk dhe Voronezh të Rusisë.

Guvernatori i Voronezhit, Aleksandër Gusev, tha se më shumë se 15 dronë u rrëzuan gjatë natës mes 10 dhe 11 janarit. Ai tha se nuk pati viktima apo dëme.

Dëshmitarët e ngjarjes raportuan gjithashtu se panë një zjarr në zonën e portit të Novorosiskut në Detin e Zi, dhe ura që lidh Rusinë me Krimenë u mbyll për më shumë se tri orë.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se disa dronë u shkatërruan në rajonin Kursk. Ai tha në Telegram se nuk pati viktima, por tri shtëpi private u dëmtuan.

Lexo edhe :  Elefanti dhe gomari, pse përdoren këto dy simbole në politikën amerikane

Guvernatorët e rajoneve të tjera që u sulmuan me dronë nuk kanë komentuar për dëmet ose viktimat.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu nuk ka raportuar ende për rrëzimin e dronëve.

Rusia më 10 janar e akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës me raketë ndaj një supermarketi në qytetin e Donjeckut, i kontrolluar nga Moska. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA, tha se hetuesit po hetojnë sulmin ndaj supermarketit, duke pretenduar se një raketë HIMARS, e furnizuar nga SHBA-ja, goditi supermarketin, duke vrarë dy njerëz.

Një video në rrjetet sociale, e cila është verifikuar nga REL-i, tregon një shpërthim masiv në një zonë ku ndodhet një treg i vogël.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar për akuzën ruse./K.K

Të fundit

Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Nga Frrok Çupi Të thuash se e bën për t’i dhënë vetes gajrete epike, kjo edhe mund të merret si...

“Çmendet” moti/ Priten shtrëngata, dëborë e ngrica. Merrni masat për nesër!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka  shpërndarë një njoftim sa i përket kushteve të motit për ditën e nesërme. Në një postim të shpërndarë në...

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Rama ironizon Berishën/ Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka ironizuar Sali Berishën nga Elbasani, ku u nënshkrua sot një marrëveshje për rijetëzimin e kalasë së qytetit. Ai tha se pret që ai...

Rrëzimi i avionit korean, thellohet misteri: Kutitë e zeza, 4 minuta pa regjistrim!

Kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u rrëzua në Korenë e Jugut muajin e kaluar, duke i marrë jetën 179 personave, ndaluan...

Lajme të tjera

Web TV