Fluks në spitalin e Durrësit, më shumë se 400 persona në ditë paraqiten në urgjencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 400 persona, mes të cilëve të rritur dhe fëmijë, paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit dhe atë të pediatrisë së Durrësit për ndihmë mjekësore. Shumë prej tyre, me simptoma të infeksioneve virale.

Mjekja infeksioniste, Nensi Sulstarova thotë: “Jemi në pikun e sezonit gripal. Nga të dhënat e shërbimit të urgjencës nga 300 raste që paraqiten çdo ditë aty, 100 janë me sindromën gripal, që manifestohen me dhembje koke, temperaturë të lartë, ethe dhe mialgji. Në tamponët e marrë PCR për influencën 70 % rezultojnë pozitiv me grip”.

Në këtë periudhë, ngarkesa e stafit mjekësor është e plotë, por ndryshe nga sezonet e kaluara nuk ka pasur raste me komplikacione të rënda të gripit, ndërsa mungojnë rastet me COVID. Sipas mjekëve, vaksinimi kundër gripit në periudhën e vjeshtës ka ndikuar pozitivisht që dhe kategoritë më të rrezikuara ta kalojnë më lehtë gripin sezonal.

“Pak, 3-4 raste në ditë janë shtruar në spital, pjesa tjetër është ndjekur me terapi ambulatore. Këshilla ime mbetet padiskutim shmangia e vendeve të mbipopulluara, kryesisht për kategoritë e riskut: fëmijët e vegjël, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë”, shton ajo

Mjekët u bëjnë thirrje pacientëve me simptoma jo të rënda të drejtohen tek mjekët e familjes, duke shmangur mbingarkesën e urgjencës, por dhe duke ulur rrezikun për përhapjen e infeksioneve tek pacientët e tjerë, dhe kryesisht te të sëmurët kronikë./K.K

Të fundit

Mbërrin i ftohti polar, ja si parashikohet moti për javën që vjen

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me...

“Vëllai im u përdor për të më goditur mua”/ Rama: Drejtësia doli me prova

“Xibraka” ishte një nga çështjet më të përfolura gjatë ditëve të fundit që kur SPAK-u shpalli përfundimin e hetimeve që Olsi Rama, vëllai i...

Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja  Vetëm 11.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale katolike, por ata janë besimtarët më të devotshëm! Kështu rezultoi...

“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para simpatizantëve në Lezhë ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Berisha sfidoi Ramën që...

James O’Brein: Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për hir të...

Lajme të tjera

Web TV