“Po xhiroja klipin kur mësova lajmin tronditës”/ Ervisi tregon mes lotësh humbjen e nënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar në “S’e Luan Topi” momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij.

Në rrëfimin e tij, ai shprehet se ka qenë pikërisht duke xhiruar klipin e këngës së nënës në momentin kur mori lajmin tronditës, duke shtuar se shpreson ta bëjë krenare me muzikën dhe arritjet e tij.

“Deri në momentin që nëna ime ka ndërruar jetë, nuk e kam ditur. Unë atë ditë xhiroja klipin. Do xhiroja një nga këngët e mia dhe rrugës më merr babi dhe më jep lajmin. Bashkë me ata shokët nisemi për në fshat. Atë ditë unë xhiroja klipin për këngën e nënës. Unë bashkë me grupin e xhirimit dhe shokë, atë ditë që do e xhironim, atë ditë ndodhi.

Loti s’do t’ia dijë për burrë. Këto janë vargje të shkruara nga shpirti mendoj unë. Mendoj që kam bërë gjënë më të mirë që kam vazhduar muzikën dhe që ta bëj krenare atë në çdo moment të jetës time, deri sa një ditë ta ritakoj. Dua t’i bëj krenar prindërit e mi në çdo gjë që bëj në jetë. Jam shumë i lumtur dhe besoj se ajo më shikon këtu ku jam. Besoj se ajo është shumë e lumtur që kam arritur deri këtu. E donte shumë edhe ajo.

Në momentet e fillimit, kur morëm vesh që ishte e sëmurë dhe iku në Itali, në atë periudhë unë mora pjesë për herë të parë në Maratonën e Këngës Popullore. Për këtë jam i qetë sepse më pa në skenë. Më merrte në telefon dhe qante. Ishte e gëzuar”./   S,M

Të fundit

Teknologjia e së ardhmes në CES 2025

What Happens in Vegas mbetet në Vegas ("Çfarë ndodh në Vegas, qëndron në Vegas"), ata thonë për qytetin e mëkatit;...

Çfarë ndodhi? Ky është banori i parë që lë urgjentisht shtëpinë e BBV4, zbulohet arsyeja

Igli është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh. Arsyeja e largimit ka...

Balluku njoftim për situatën nga moti i keq: Të qarkullueshme segmentet rrugore nacionale

Në një njoftim për mediat, Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se segmentet rrugore nacionale janë të...

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat?/ Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira

Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në muaj, ose rreth 2520 euro...

Radhë e gjatë automjetesh në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, moti i keq paralizon qarkullimin

Reshjet e dendura të dëborës, përpos pamjes së bukur që ofrojnë për turistët, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas-Qafë...

Lajme të tjera

Web TV