Ata fillimisht i janë drejtuar ‘Varrezave të Dëshmorëve’, ku prehen 7 efektivë policie që janë vrarë në krye të detyrës, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve dhe homazhe në varret ku prehen policët e rënë në krye të detyrës. Pas ceremonisë edhe një aktivitet festiv dhe vlerësimi me certifikata.
Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut të Beratit dhe Policia e Lushnjës kanë festuar sot 112-Vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit (13 Janar).
Të pranishëm në ceremoninë e Beratit kanë qenë drejtues të institucioneve vendore, drejtues të strukturave të policisë, Mitropoliti i Beratit imzot Asti dhe familjarë të punonjësve të policisë, të vrarë në krye të detyrës ndër vite.
Ata fillimisht i janë drejtuar ‘Varrezave të Dëshmorëve’, ku prehen 7 efektivë policie që janë vrarë në krye të detyrës, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve dhe homazhe në varret ku prehen policët e rënë në krye të detyrës./K.K