Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte anëtaren e gjykatës kushtetuese Masida Xhaferllari, e cila është bashkëktuese e Enkelejd Alibeajt. Përplasja e hershme Berisha-Alibeaj riaktivizohet në prag të fushatës elektorale.

Kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë një deklarate publike, theksoi se zgjedhjet e ardhshme do ta gjejnë Partinë Demokratike të bashkuar, një qëndrim që vjen në një moment kur brenda kësaj partie vazhdojnë tensionet dhe përplasjet mes ish-eksponentëve të saj. Pavarësisht retorikës për unitet, përplasjet me figura të rëndësishme të ish partisë së tij dhe sulmet ndaj kundërshtarëve të tij të brendshëm tregojnë një panoramë krejt tjetër. Sulmi i Berishës ishte ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, të cilën e akuzoi për shkelje të ligjit.

Berisha deklaroi se gjyqtarja Xhaferllari duhet të largohet nga detyra, pasi nuk ka deklaruar bashkëjetesën me partnerin e saj, një detyrim ligjor për gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë. Ai e cilësoi këtë si një shkelje të rëndë të etikës dhe integritetit që kërkohet nga një anëtare e Gjykatës Kushtetuese. “Shqipëria ka një ligj që e njeh bashkëjetesën dhe të gjitha detyrimet që vijnë prej saj. Një gjyqtare Kushtetuese nuk ka luksin të shmangë zbatimin e këtij ligji.

Ajo është e detyruar ta deklarojë, dhe kur nuk e bën këtë, është e qartë që duhet të largohet,” tha Berisha. Ai shtoi se për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi me kë bashkëjeton një gjyqtare, por mosrespektimi i ligjit nuk mund të tolerohet. “Ne jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor dhe demokracinë. Çdo devijim nga ligji, veçanërisht nga ata që duhet ta garantojnë atë, është i papranueshëm. Një gjyqtare që nuk deklaron bashkëjetesën dhe të ardhurat e saj nuk mund të ketë besimin e qytetarëve dhe nuk mund të jetë pjesë e një gjykate që merr vendime për fatin e këtij vendi,” theksoi ai.

Reagimi i Alibeajt

Këto deklarata u pritën me reagim të menjëhershëm nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili është partneri i gjyqtares Xhaferllari. Ai e akuzoi Berishën për një sulm të motivuar politik dhe personal, duke theksuar se kjo është një hakmarrje për votën që Alibeaj dha disa vite më parë në Komisionin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës. Në reagimin e tij, Alibeaj u shpreh: “Berisha nuk i ka falur ende ata që kanë guxuar t’i kundërvihen në mënyrë parimore. Ky sulm nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje primitive që ai përdor ndaj atyre që nuk i shërbejnë interesave të tij. Dhe ajo që është më shqetësuese është se kjo hakmarrje nuk kursen as familjarët e atyre që mendojnë ndryshe.” Ai shtoi se akuzat e Berishës janë të pabazuara dhe se përfaqësojnë një mentalitet të vjetër që politika shqiptare duhet ta lërë pas.

Lexo edhe :  Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi!

“Shqiptarët nuk mund të mbeten peng i halleve personale të Berishës dhe familjes së tij me drejtësinë. Komunizmi mund të ketë përfunduar zyrtarisht 30 vite më parë, por mentaliteti komunist ende mbijeton në sjelljen politike të tij. Për fat të keq, ky mentalitet vazhdon të mbajë peng demokratët dhe të djathtën në Shqipëri,” tha Alibeaj. Deputeti shtoi se qëndrimi i tij për çështjet e drejtësisë është i pandryshueshëm dhe se ai do të votojë gjithmonë në favor të çdo mase që çon drejt pastrimit të politikës dhe respektimit të ligjit.

“Unë nuk kam asgjë personale me Berishën apo ndokënd tjetër, por jam i vendosur të mbështes çdo nismë që garanton integritetin e institucioneve tona. Asgjë nuk më bën të ndryshoj qëndrimin tim parimor. Nëse do të përballesha sërish me të njëjtën situatë, do të votoja pa asnjë hezitim për heqjen e imunitetit të tij,” përfundoi ai. Këto deklarata të ndërsjella mes Berishës dhe Alibeajt thjesht thellojnë tensionet e vazhdueshme mes tyre, por edhe brenda Partisë Demokratike si një strukturë e ndarë dhe e polarizuar.

Nga njëra anë, Berisha pretendon se PD është e bashkuar dhe e gatshme për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa nga ana tjetër, përplasjet dhe akuzat e ndërsjella brenda partisë tregojnë një realitet të kundërt. Pyetja që shtrohet është nëse Partia Demokratike mund të dalë e unifikuar përballë sfidave të mëdha që e presin, apo do të mbetet e ndarë dhe e përfshirë në konflikte të brendshme që dobësojnë pozicionin e saj politik dhe elektorat.

Të fundit

Dëshmia në GJKKO/Nuredin Dumani: Talo Çela në krye, 10 persona që Alibej i donte të vrarë

Në seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin...

Kulluri: S’komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama

Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ dhe gazetari Anri Bala ishin sot në ‘Studio Live’ ku folën për të ardhmen e opozitës në prag të...

Deklarimi i të ardhurave deri më 31 mars për ata persona me mbi 2 mln lekë në vit

Nga 1 janari 2025, të gjithë individët që kanë realizuar të ardhura bruto më shumë se 1.2 milionë lekë në vit janë të detyruar...

Sipas një studimi, prindërit që rrisin fëmijë të lumtur kanë një element të përbashkët

Kapitulli i mëmësisë dhe atësisë është padyshim një nga kapitujt më të vështirë, më të vështirë dhe më të ndërlikuar të kësaj jete. Askush nuk e di që...

Zbulohet data kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë në rrugët e Shqipërisë

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në Romë ku u shpjegua i gjithë programi dhe itinerari special që do të ndjekin sportistët...

Lajme të tjera

Web TV