Zgjedhjet 2025/ Pesha e madhe e votës së diasporës, mbi 10 mijë aplikime në 72 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri pasditen e djeshme mbi 10 mijë emigrantë aplikuan për tu regjistruar si votues në zgjedhjet e ardhshme. Emigrantët kanë afat deri më 3 mars për regjistriam, ndërsa duket se interesi deri në këto momente është i lartë. Përse politika kërkon me ngulm votën e diasporës dhe a është vendimtare vota e emigrantëve?

Deri pasditen e djeshme në faqen zyrtare të vendosur enkas për regjistrimin e emigrantëve që kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës, kishin aplikuar mbi 10 mijë persona. Edhe pse numri deri tani duhet relativisht i lartë, pritet që në ditët në vijim deri në mbylljen e afatit të regjistrimit të ketë një interes më të shtuar.

Ky interesim për votim ka ngrituir “antenat” e partive politike që tashmë janë kthyer në “gjahtarë” të votës së emigrantëve. Partia Socialiste ka organizuar disa takime edhe me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili në çdo dakim me strukturat drejtuese të partisë ka kërkuar një punë më të madhe për të siguruar votën e emigrantëve.

Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike nuk ka mbetur më larg, por në vend të takimeve të drejtëpëdrjeta me emigrantët në vendet ku jetojnë, ka preferuar që të jetë aktive këtu dhe bërë thirrje publike që emigrantët ti bashkohen opozitës në atë që e konsiderojnë “përbysje të regjimit”.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë apel të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar ata të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare ë të planifikuara për më 11 maj 2025. Ai tregoi se në 72 orët e para ka pasur 10 mijë regjistrime të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar. “10.000 regjistrime të shqiptarëve me vendqëndrim jashtë vendit në më pak se 72 orë pune,” shkroi Celibashi, duke nënvizuar se regjistrimi për votim nga jashtë po ecën me ritme të shpejta.

KQZ nxit të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë, për të siguruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit. Celibashi shkroi se pjesëmarrësit mund të regjistrohen online duke vizituar faqen zyrtare të KQZ-së për diasporën, në ëëë.diaspora.kqz.gov.al, ose duke shkarkuar aplikacionin KQZ për Android dhe IOS. “Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!” – theksoi Celibashi, duke e cilësuar këtë mundësi si një shans unik për shqiptarët jashtë vendit të kontribuojnë në formimin e Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për tu përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin. Deri në 4 mars ata mund të riaplikojnë për tu regjistruar për zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhësit duhet ta bëjnë vetë aplikimin, pasi sistemi kërkon shfaqjen e fytyrës drejtpërdrejtë, e cila krahasohet me foton e dokumentit të identifikimit. Në këtë fazë, diasporës ju pranohet çdo dokument shqiptar identifikimi, edhe nëse ai ka skaduar, por më e rëndësishmja, ju kërkohet një dokument që vërteton banimin në atë adresë ku kërkon t’i shkojë fleta e votimit.

Lexo edhe :  Rama: Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë

Kryetari i PD-së Sali Berisha pranoi dje se për rastin e votës së emigrantëve u “sakrifikua” duke shkelur edhe ligjin zgjedhor, por e drejta e votës prevalon mbi gjithçka. “Nuk lejohen ndërhyrje në Kodin Zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve. Por ky rast është i veçantë, ka të bëjë me votën e Diasporës. Të sigurohet e drejta kushtetuese e tyre sa më mirë, vetëm për këtë mund të bëhen ndërhyrje në Kod, të cilat të lehtësojnë dhe garantojnë këtë proces. I bëj thirrje të gjithë emigrantëve të diasporës të aplikojnë në platformën e KZ. Është platformë e sigurt dhe ju ftoj të regjistroheni. Nëse dështoni në përpjekjen e parë, vijoni të aplikoni pasi do jetë e suksesshme.

Por kemi edhe platformë të PD-së dhe aty mund të regjistrohet dhe automatikisht do i dërgohet në ËhatsApp apo e-mailin e tij për praktikat në KQZ. Pa arsye të forta ligjore ndërhyrje nuk do bëhet. Por tani që provohet platforma, është prova, çdo lloj kërkese për amendim e përshtatje ne jemi gati, se janë 1,5 milionë emigrantë, nuk themi të mos votojnë. Nëse duhet do bëhet”-tha Berisha. Ndërsa për votën e emigrantëve, Rama e cilësoi si një proces jo të lehtë, pavarësisht se, sipas tij, për Partinë Socialiste është një çështje e mbyllur.

“Vota e diasporës është një mision jo i lehtë. Dua të tërheq vëmendjen për një ndryshim të rëndësishëm që ka ndodhur në Gjermani, që ka hequr dorë nga detyrimi për të pasur nënshtetësi unike dhe ka hapur rrugën që të ketë dy nënshtetësi. Kjo gjë deri dje i ka detyruar shqiptarët të heqin dorë nga nënshtetësia shqiptare.

Duke qenë se tani ka shumë shqiptarë që duan të marrin sërish nënshtetësinë shqiptare, duhet që Ministrja e Jashtme të garantojë një shërbim të shpejtë”, deklaroi Edi Rama në dhjetorin e vitit të kaluar. Ndërsa PS dhe PD janë me struktura të ngritura, edhe partitë e reja po trentojnë në të gjithë format që të sigurojnë votën e emigrantëve, herë me takime të drejtëpërdrejta e herë me thirrje në rrjetet sociale.

Opozita shpreson se vota e emigrantëve do të bëjë ndryshimin. Nga ana tjetër PS synon që të ruajë një balancë dhe vota e emigrantëve do të ishte një “fitore morale” për të shuar alibitë se është në pushtet për shkak të shitblerjes së votave, përdorimit të administratës publike e madje edhe krimit të organizuar.

Të fundit

Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë për Sirinë ‘e pasluftës’

Qeveria kanadeze do të dhurojë 17.25 milionë dollarë kanadeze në ndihmë të popullit sirian. Fundi i regjimit të Bashar Al...

Dëshmia në GJKKO/Nuredin Dumani: Talo Çela në krye, 10 persona që Alibej i donte të vrarë

Në seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka vijuar dëshminë e tij i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer...

Kulluri: S’komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama

Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ dhe gazetari Anri Bala ishin sot në ‘Studio Live’ ku folën për të ardhmen e opozitës në prag të...

Deklarimi i të ardhurave deri më 31 mars për ata persona me mbi 2 mln lekë në vit

Nga 1 janari 2025, të gjithë individët që kanë realizuar të ardhura bruto më shumë se 1.2 milionë lekë në vit janë të detyruar...

Sipas një studimi, prindërit që rrisin fëmijë të lumtur kanë një element të përbashkët

Kapitulli i mëmësisë dhe atësisë është padyshim një nga kapitujt më të vështirë, më të vështirë dhe më të ndërlikuar të kësaj jete. Askush nuk e di që...

Lajme të tjera

Web TV