Abone falas/ Veliaj me pensionistët: Puna jonë, përgjigje ndaj atyre që pengojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme dhe udhëtojnë falas me transport publik. Ai tha se vendimi për ta bërë falas abonenë, në fillim për studentët, dhe tani edhe për gjyshet e gjyshërit e Tiranës, është një nga vendimet më të mira. Veliaj shpjegoi se mandati i parë u fokusua te fëmijët e vegjël me kopshtet e çerdhet, më pas për të rinjtë me shkollat e reja, ndërsa në këtë mandat vëmendja është fokusuar te shtresa më e moshuar e shoqërisë.

“Në këto 10 vjet kemi ndërtuar më shumë shkolla të reja që nga koha kur u çlirua Shqipëria. Por, kemi ndërtuar e rikonstruktuar edhe 109 çerdhe dhe kopshte. Çerdhet dhe kopshtet nuk janë mirë vetëm për fëmijët, por lehtësojnë mijëra nëna, të cilat kthehen në tregun e punës për të vijuar karrierën e tyre, duke i lënë fëmijët në një ambient të sigurt me edukatore, psikologë, ushqim bio, që gatuhet dhe konsumohet brenda ditës. Sot më vjen mirë që aboneja e përgjithshme falas vjen si një kontribut i Bashkisë së Tiranës për pensionistët, duke iu kursyer atyre 192 mijë lekë në vit. Prandaj, mendoj se është një nga gjërat më të mira që kemi bërë”, tha Veliaj.

Ai tha se hapi tjetër në të mirë të gjysheve dhe gjyshërve është Karta e Pensionistit, e cila do të funksionojë njësoj si Karta e Studentit, përmes së cilës mund të përfitojnë ulje në shërbime të ndryshme, çka do të jetë një ndihmë e madhe për ta.

“Ashtu siç kemi bërë me Kartën e Studentit, me të cilën nuk japim vetëm abonenë e përgjithshme falas për studentët apo paguajmë gjysmën e tarifës së konviktit nga bashkia, por jepen edhe mbi 1500 shërbime me ulje. Mendoj se ka ardhur koha që, si qytet të prodhojmë Kartën e Pensionistit, e cila do të jetë një kartë për rezidentët e Tiranës, pasi rimbursojmë shërbime vetëm për qytetarë të Tiranës, por mund të kthehet edhe në një model për qytetet e tjera”, tha Veliaj.

Ai shtoi se aktualisht, përveç abonesë falas, pensionistët e Tiranës përfitojnë edhe nga skema të tjera sociale të bashkisë, siç është ajo për veshjen falas me kapotë të pallatit të tyre. Veliaj renditi edhe shërbime të tjera, nga të cilat përfitojnë gjyshërit dhe gjyshet e qytetit. “Ne kemi një politikë ku, për familjet e pensionistëve pagesën për veshjen me kapotë të pallatit apo riparimet të tjera, e paguan bashkia; kjo mund të përfshijë edhe vënien e një ashensori, disa të tjerë kanë pasur nevojë të vendosin panele diellore, etj. Fakti se për pensionistët e paguan bashkia këtë kontribut, duhet t’I inkurajojë që të aplikojnë sepse kështu ulet edhe fatura e energjisë, dhe përveç uljes që bëri qeveria, është një tjetër ulje që vjen nga shpenzimi i pakët i një pallati me eficencë energjetike”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Për kryebashkiakun, puna është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërkojnë të pengojnë projektet dhe zhvillimin e qytetit. Ai vuri në dukje se në këtë mandat, menaxhimi i kujdesshëm i financave të qytetit, ka mundësuar zbatimin e disa projekteve të rëndësishme sociale. “Ky është mandati kur qyteti ka treguar se ka një administratë që ka administruar të gjitha këto investime, duke ardhur në një situatë ku mund të ndërtojmë banesat sociale, mund të japim kredi të buta, si ato 1200 që sapo kemi hapur”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, qendrat sociale do të shtrihen edhe përtej Tiranës urbane. Ai shprehu vendosmërinë për të vijuar projektet dhe investimet që do i ngelen qytetit, pavarësisht mllefeve politike. “Në Zall Herr dhe në Vaqarr po hapim qendra sociale të reja, për t’u socializuar dhe për të pasur një vakt të ngrohtë. Unë nuk tutem nga këta që mllefosen prej të mirës. Ka njerëz që mllefosen prej së mirës, që mallkojnë të mirën, të bukurën, shkul pemët, heq pusetat, thyen bredhin e vitit të ri, gjuan godinat. Por, ajo godinë nuk është e imja personale, është e popullit shqiptar. Ndaj, nuk dekurajohem nga këta që mllefosen prej së mirës. Përkundrazi, më shumë shtohet pasioni që të bëjmë akoma më shumë punë të mira të gjithë bashkë”, përfundoi kreu i Bashkisë./k.b

Të fundit

“Nuk ia kuptova hidhësinë…” Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj...

Microsoft kërkon të blejë TikTok?/ Deklarata e Trump parashtron hipotezën e mundshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se kompania Microsoft është në bisedime për të blerë aplikacionin TikTok. Kompania Microsoft ka refuzuar...

Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin

Kryeministri Rama u pyet nga studentet edhe lidhur me memet që bëhen në rrjet për të. Ai tha memet dhe karikaturat që bëhen për...

Plani i restaurimit të Muzeut të Luvrit,ikona e artit “Mona Lisa” do ketë dhomë veçantë

Muzeu i Luvri do të ketë një hapësirë ​​të re për pikturën më të famshme në botë “Mona Lizën” pas restaurimit madhështor. Presidenti francez Emmanuel...

Beqiri paralajmëron dosje të ‘nxehta’për Berishën/ Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë

Avokati Idajet Beqiri paralajmëroi dosje të tjera të nxehta për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, familjarët e tij dhe persona të tjerë në...

Lajme të tjera

Web TV