Gjykata e Tiranës sekuestron pasuritë e Sokrat Carit dhe familjarëve të tij!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës i sekuestron pasuritë familjarëve të Sokrat Carit i dënuar për drogë dhe që ndërroi jetë në vitin 2022.

Bëhet fjalë për sekuestrimin e një vile, një dyqan dhe një kamionçinë, në pronësi të familjes Cari  të cilat sipas prokurorisë nuk kanë pasur burime për krijimin e pasurisë.

Njoftimi i plotë

Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë Tiranë pasuritë e shetasit S.C. i dënuar për disa  vepra penale si shitja e lëndëve narkotike e falsifikimi i dokumenteve

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u sekuestruan pasuritë e shtetasit S.C., i dënuar më parë për veprat penale: “Moskallzim të krimit”, “Falsifikimi të dokumențave” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Në kuadër të hetimeve të procedimit pasuror nr.16, viti 2011 rezultoi se shtetasi S.C (i cili ka ndërruar jetë në vitin 2022) dhe familjarët e tij, nuk kanë pasur burime financiare për krijimin e pasurive që zotëronin deri në vitin 2005 dhe kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik, çka vërteton se kjo pasuri është vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Prokuroria vlerësoi se kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga personi i dënuar S. C., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh. Shtetasi në fjalë në vitin 2007 është shpallur fajtor për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ ndërsa në 2011, u deklarua fajtor nga gjykata e Tiranës për Veprat Penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Moskallëzim krimi’ për të cilin ka marrë edhe dënimin përkatës.

Sa më lart, duke patur parasysh fushën e zbatimit të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për pasuritë e mëposhtme:

1.  Pasuria e Paluajtshme Godinë banimi dhe shërbimi 3 kate me papafingo, zk 8250, sipërfaqje ndërtimi 156.2 m2, sipërfaqje totatale 388.6 m2, numri i kateve 4, Rruga “Besim Imami”, vila nr.34;

2. Pasuria e Paluajtshme e llojit “Njësi”, Nr.5/605/ND-N15, vol 21, fq 159, ZK 8250, Sip 95.1m2, Rruga “Zhan D’Ark”, godina 10, kati përdhe, Tiranë; dhe

3. Automjeti Kamionçinë, blerë sipas Deklaratës Doganore 21.03.2005./kb

Të fundit

Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin ‘Maria’

Angelina Jolie ka pranuar se ka gënjyer për të marrë rolin në filmin “Maria”. Për rolin kryesor të Maria Callas në...

Biden kërkon amendament kushtetues për t’i dhënë fund imunitetit presidencial

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se duhet të ketë një ndryshim në Kushtetutë që e bën të qartë se presidentët nuk janë...

Këto ushqime duhen shmangur pas orës 21:00

Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mund të “shkatërrojnë” gjumin. Ja disa prej...

Plani i qeverisë/ Taksa e pronave, nuk përjashtohen kategoritë në nevojë!

Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera, që deri më tani nuk kanë paguar. Në...

Shqipëria i jep dritën jeshile projektit të Jared Kushner për ishullin e Sazanit

Qeveria shqiptare i ka dhënë miratimin paraprak planit të prezantuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar një kompleks hoteli luksoz...

Lajme të tjera

Web TV