Ja 6 provat që “groposin” Sali Berishën në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur të arrestojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, polici të vë prangat, duke të thënë: “Çdo fjalë që flisni nga ky moment, do të përdoret kundër jush në procesin gjyqësor”. Ish-kryeministrit Sali Berisha, dikush duhet ta kujtojë herë pas here se çdo fjalë që ka thënë, madje dhe duke u mburrur për krime të rënda deri në vrasje në Shqipëri , do të përdoret kundër tij në proceset gjyqësore.

Problemet me Berishën tani nisin, pasi afera “Partizani” është vetëm maja e ajsbergut. Dosja e tij e zezë përmban dhjetëra prova që nëse SPAK i heton siç duhet përfundon pas hekurave jo vetëm ish-kryeministri, por edhe e gjithë banda që ka bashkëpunuar me të për të shkaktuar vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri. Për disa krime të rënda, SPAK e ka shumë të lehtë për të hetuar, pasi Berisha i ka pranuar ndër vite me gojën e tij, madje në studiot televizive me zë dhe figurë duke bërë trimin.

21 Janari

Problemi që ka Sali Berisha me 21 Janarin, i cili po hetohet nga SPAK nuk është ajo që ndodhi në bulevard, por ajo që ndodhi pas bulevardit. Nëse Berisha do t’i kishte lënë të lira hetimet dhe drejtësinë, ai nuk do të ishte kaq i përfshirë në krim dhe kaq i identifikuar me krimin e 21 Janarit. Por, ai ka konsumuar tri veprime që e penalizojnë atë rëndë. Akti i tij i parë, është ai i orës 19:30 të datës 21 Janar, kur ai bëri akuzë me zërin dhe figurën e tij, që protestuesit i vrau opozita me njerëz të futur mes saj, me çadra pistoletë dhe thika me helm. Kjo është deklarata zyrtare para medies, e shqiptuar prej tij. Ky version u ishte dhënë pak orë më parë edhe disa mjekëve të Spitalit Ushtarak, të cilët e mbështetën këtë version.

Ky është një akt i pastër penal, që ka të bëjë me devijimin e hetimeve në mënyrë të qëllimshme. Pas mesnatës, kur u zbuluan pamjet e vërteta se si gardistët e tij vranë qytetarët, ai ndryshoi qëndrim dhe shpalli versionin e puçit të shtetit. Deri këtu ngelemi në fjalë, por në pasditen e 22 Janarit, ai ka urdhëruar policinë dhe më pas e ka mbrojtur dhe publikisht, që të mos dorëzojë gardistët e akuzuar për vrasje në Prokurori. Ky është akt zyrtar. Kryeministri ka marrë përsipër mosdorëzimin tek drejtësia të gardistëve dhe e ka komentuar këtë kërkesë të Prokurorisë, si skemë për rrëzimin e qeverisë, pasi do t’i ikte “zinxhiri komandues i Gardës”, një term i shpikur prej tij për të justifikuar verbalisht veprën penale që po kryente.

Kundërshtimi i një urdhri të prokurorit në një situatë të tillë përbën vepër të pastër penale, për të cilën duhet të merret si i pandehur. Akti i tij i tretë, janë prishja e provave. Sali Berisha nuk i ka dorëzuar Prokurorisë filmimet e serverit të Kryeministrisë, që kishte të arkivuar filmimet brenda territorit të Kryeministrisë të gjithë asaj çfarë ka ndodhur. Ai ka urdhëruar fshirjen e tyre në mesnatën e 21 Janarit duke u gdhirë 22 Janari, dhe kjo përbën një akt të pastër të prishjes së provave, me vetëdije për të mos u gjykuar.

Deklaratat e tij me zë dhe figurë

Por situate më e rëndë është kur deklaroi me mburrje në emisionet televizive të vitit 2016 dhe vitit 2018, disa detaje që nuk i dinim. Që mos lëmë vend për keqinterpretime, po zbardhim disa pasazhe nga deklaratat e tij publike, ku mburrej se mund të vriste ish kreun e opozitës (Edi Ramën) por dhe gjysmën e protestuesve, nëse guxonin të shkelnin brenda kangjellave të kryeministrisë. “Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar.

Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon: “A ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Me tha: “Nuk bëhet nami nëse nuk je”. I thashë: “A të të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”. “Ti po thua,- tha, Shqipëria e shek 19”. Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21.

Lexo edhe :  Nga mundësia për ribashkim te ndarja/Çfarë do ndodhë në seancën e divorcit Meta-Kryemadhi

Unë për zjarrvënësin do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një postë policie po e prekën, në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 21 janar si ajo e pulës. Funksionoi”, deklaroi me mburrje Berisha. Këto prova të deklaruara nga goja e tij, e çojnë direkt në burg Sali Berishën.

Piramidat

Në dosjen e “non gratës” nga britanikët, Berisha akuzohet gjithashtu si përgjegjës për skemat piramidale që falimentuan e sollën trazira të mëdha në vitin 1997. Këtë skandal dhe aferë të madhe që iu kushtoi shumë shqiptarëve, e ka pranuar vetë Sali Berisha se është fajtor në një studio televizive disa kohë më parë. “Kam kërkuar të falur për piramidat, 20 herë, por kam bërë edhe tjetrën, kur Fatos Nano doli dhe u tha se do u kthejë një qindarkë u thash se nuk kthej asnjë qindarkë.

Borxhi është i vjetër sa njeriu dhe një borxh që nuk e ke marrë nuk e njeh kurrë. I qëndrova kësaj sepse nuk gjeja moral që të mblidhja ty paret e tua unë dhe ti jepja këtij tjetrit që kishte futur në piramida. Unë nuk mund ta bëja këtë. I kisha të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen time dhe për të paguar një nga një. Nuk kisha moralin për ta bërë një gjë të tillë dhe nuk e bëra dhe e mori pushtetin Fatos Nano”, tha Berisha në vitin 2019.

Hapja e depove

Berisha ka pranuar gjithashtu se ka dhënë urdhër ai që të hapen depot e armëve në Shqipëri, duke rrezikuar një përplasje Veri-Jug dhe luftë civile. Madje ai ka dhënë merita vetës kur ka folur për ndihmën që i ka dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar një detaj nga viti 1997.

Berisha tha se pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri dhe në gjendjen e rënduar të marsit 1997, në atë që ai vijon ta cilësojë “rebelim komunist”, duke shfrytëzuar rënien e Piramidave mashtruese, ai ka vendosur që të hapë dyert e depove me armë.

Ky veprim sipas tij, është bërë për dy arsye: “të krijojë ekuilibër mes kundërshtarëve të armatosur në Jug të vendit dhe përkrahëseve të tij në Veri dhe arsyeja e dytë që shqiptarët e Kosovës të armatosen”. “Bile ne si parti jemi organizuar që të japim armë pa lekë, edhe pse mund të ketë ndodhur që janë dhënë blerë.

Por unë i kam hapur depot që të armatoset UÇK-ja”, ka thënë Berisha në vitin 2017. Në fakt e vërteta është se bandat u armatosën pikërisht nga hapja e depove të armëve, një nga veprimet më kriminale pas rënies së regjimit komunist pasi me këtë vendim të Berishës humbën jetën shumë njerëz.

Urdhri për rrëmbimin e Shkëlqim Haklajt

Në rastin për urdhrin për rrëmbimin e Shkëlqim Haklajt Berisha mund ta pësojë rëndë, pasi Prokuroria e Posaçme po thellon hetimet për këtë dosje. Berisha ka deklaruar publikisht se ka urdhëruar truprojat e tij që të rrëmbenin Shkëlqim Haklajn, pas incidentit në mitingun në Tropojë, me 19 qershor 1997, ku u qëllua me armë. Berisha kërkoi që Shkëlqim Haklajn t’ia sillnin të gjallë në Tiranë, ndërsa urdhëroi njerëzit e tij që ta rrëmbenin.

Berisha në atë kohë ishte president në detyrë. “Kam kërkuar sjelljen në Tiranë të Fatmirit (në fakt Shkëlqimit) pasi kur ishim në miting në Tropojë, jo në drejtimin tonë por ata shtinin me armë. Ky ishte terrorizëm dhe në të gjithë vendet e botës kështu veprohet”. Tagrin për të urdhëruar shoqërimin, arrestimin apo transferimin e një personi e kanë vetëm organet e drejtësisë, bazuar në prova dhe fakte, që konfirmojnë kryerjen e një krimi.

Ndaj, urdhri i Berishës për të ‘marrë me vete’ Shkëlqim Haklajn është urdhër për rrëmbim. Pranimi i këtij krimi nga Berisha ka ardhur pas publikimit të një video, në të cilën shfaqej duke deklaruar “e dua të gjallë atë unë”. Kjo provë ka shkuar në SPAK nga avokati i njohur Idajet Beqiri, i cili ka bërë kallëzimin në vitin 2022./   S,M

Të fundit

KQZ përcakton komisionerët, partitë ndahen paqësisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar ndarjen e komisionerëve që do të administrojnë procesin zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të...

Berisha protestë me emergjencë, demokratët më 8 shkurt në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, ka shpallur protestën e radhës kombëtare, duke ftuar qytetarët nga çdo cep i Shqipërisë që të bashkohen...

Horoskopi ditor, 29 Janar 2025

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë disi e vështirë në raport me ditët e kaluara. Nëse diçka nuk ka shkuar siç donit, atëherë duhet...

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar...

Lajme të tjera

Web TV