Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, thotë se vota e diasporës ka një rol thelbësor ne zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Topallit, diaspora është fuqia që mund të bëjë ndryshimin në zgjedhjet e Majit.
‘Veç shqiptarëve që janë në Shqipëri, kësaj radhe ka një të re. Dhe shqiptarët e diasporës nuk kanë më nevojë që të vijnë të kontribuojnë në vendlindjen e tyre. Ata tani, nga vendi ku ata banojnë jashtë territorit të Shqipërisë, kanë mundësi për të votuar.
Sigurisht që kjo është një e drejtë e tyre, e cila mund të ishte dhënë prej kohësh, të cilën në Kosovë e ushtrojnë prej 2-3 mandatesh.
Por, si në çdo aspekt, ne këtu në Shqipëri jemi të vonuar. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Dhe, si hera e parë, është një shteg i pashkelur.
Është një risi për të gjithë. Edhe për forcat politike, edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, sepse nuk e di sa ka qenë e mundshme për t’i sensibilizuar të gjithë shqiptarët, se, ka mundësi për të votuar.
Nëse secili prej tyre do të dinte fuqinë elektorale që ka vota e tyre, që mund të përcillej nëpërmjet regjistrimit në platformë elektronike të regjistrimit pranë KQZ, ajo do të përbënte një potencial që do të ndryshonte tërë balancat politike në Shqipëri dhe absolutisht do të bënte të mundshme që të ndryshonte situata dhe të kishim një ndryshim të madh politik.”, tha Topalli ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘KAFE SHQETO’./ S,M