“Manchester Evening News”: Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët britanikë të udhëtimeve kanë sugjeruar destinacionet kryesore të pushimeve për vitin 2025 me fluturime direkte nga Aeroporti i Mançesterit, shkruan Liv Clarke në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Manchester Evening News”.

Nga Shqipëria, e cila është quajtur “Kroacia e re” deri në Egjipt, ekspertët e udhëtimeve kanë zgjedhur destinacionet më të mira nga e gjithë bota për t’u vizituar këtë vit.

“Destinations: The Holiday & Travel Show”, një event ku do të ekspozohen të gjitha destinacionet kryesore të rekomanduara për vitin 2025 – që do të zhvillohet në Manchester Central nga 16 deri më 19 janar dhe në Londër nga 30 janari deri më 2 shkurt – është një domosdoshmëri për këdo që planifikon pushime, qoftë ky një udhëtim i vetëm apo aventurë një herë në jetë.

“Janari është koha e përkryer për të planifikuar pushimet tuaja në 2025 dhe kushdo mund të bëjë zgjedhjen e vet me përvojën e pasur të ekspozuesve tanë që shfaqin ofertat dhe idetë e tyre më të mira çdo vit”, tha Ben Myatt, menaxheri i ekspozitës.

“Në 30 vite eksperiencë dhe punë – kemi parë një ndryshim të madh – nga rritja e numrit të udhëtimeve – te pushuesit që po priren më shumë drejt vendeve më pak të njohura dhe që nuk janë prekur ende nga turizmi masiv – dhe rritja e tendencave të tilla si udhëtime me përvojë – dhe ndjenja e përgjithshme vizitorëve për t’u zhytur në kulturat e vendeve dhe të mësojnë rreth tyre”, shtoi ai.

Shqipëria

“Për një periudhë kohe Shqipëria është quajtur “Kroacia e re” dhe sigurisht që ky vend i bukur mesdhetar ka një peizazh dhe vijë bregdetare mahnitëse dhe ushqim te shijshëm, por ka edhe hijeshinë e tij unike – për të mos përmendur që nuk ka turma të mëdha vizitorësh dhe çmimet janë më të ulëta!”, tha ekspertja e udhëtimeve të “Explore Worldwide”, Caroline Phillip.

Lexo edhe :  Diaspora në zgjedhje/ Ja vendet e ‘pazakonta’ nga ku shqiptarët kanë kërkuar të votojnë

“Shqipëria duket se ka tërhequr interesin e turistëve në mbarë botën – falë bukurisë së saj natyrore, plazheve të pacënuara dhe përballueshmërisë”, tha Michael Edwards nga “Explore Worldwide”.

Rezervimet për në Shqipëri janë rritur 68 për qind në gjashtë muajt e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me turne që përfshijnë itinerare për ecje dhe çiklizëm – që promovohen veçanërisht fuqishëm.

Destinacionet më të mira për t’u vizituar në 2025, të cilat ofrohen me fluturime direkte nga Aeroporti i Mançesterit:

Shqipëri
Indi
Mali i Zi
Kanada, Toronto
Finlandë
Skoci
Greqi, Athinë
Karaibe
Egjipti
Arabia Saudite.

/E.T

Të fundit

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi...

Sondazhi: 85% e groenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve...

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS

Kryeministri Rama ka kryer dje një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe...

“Shpërdorim detyre”, AMP ekzekuton masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjësit e policisë

AMP ka ekzekutuar masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave...

SEKRETI që qëndron pas SIGAL UNIQA INVEST me performancën më të mirë në tregun vendas

Kur tregu binte SIGAL UNIQA INVEST, studionte, parashikonte dhe investonte në kohën e duhur paratë e klientëve. Sekreti qëndron në investime afatgjata me risk të...

Lajme të tjera

Web TV