Parkimi i madh në QSUT/ Hapet kantieri, Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është hapur kantieri i parkimit të madh të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, një hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Albana Koçiu kanë inspektuar nga afër punimet e këtij parkimi, që do të jetë në dispozicion për familjarët e pacientëve të shtruar, por dhe për studentë, mjekë e bashkëpunëtorë të jashtëm të qendrës, si dhe një hapësirë për helikopterët e urgjencës mbi tarracën e godinës.

Kjo vepër e re publike do ta kthejë krejt territorin e QSUT në një hapësirë këmbësore, e do të krijojë kushtet për transformimin e saj në një park të madh me pemë, lule e vepra arti.

“Do të ketë një strukturë akomoduese për familjarët e pacientëve, por dhe për studentët.

Afro 1400 vendparkime, do të ketë vendparkime dhe për personat me aftësi të kufizuar. Ndërkohë, krahas kësaj do të ketë hapësirë dhe për helikopterët dhe uljet emergjente.

Ne po punojmë bashkarisht dhe për të përmirësuar hapësirat brenda strukturës së Spitalit Nënë Tereza”, u shpreh Koçiu./    S,M

Të fundit

Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin ‘Maria’

Angelina Jolie ka pranuar se ka gënjyer për të marrë rolin në filmin “Maria”. Për rolin kryesor të Maria Callas në...

Biden kërkon amendament kushtetues për t’i dhënë fund imunitetit presidencial

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se duhet të ketë një ndryshim në Kushtetutë që e bën të qartë se presidentët nuk janë...

Këto ushqime duhen shmangur pas orës 21:00

Shumica e njerëzve ndoshta shmangin kafeinën dhe ëmbëlsirat para gjumit, por ka shumë ushqime të tjera që potencialisht mund të “shkatërrojnë” gjumin. Ja disa prej...

Plani i qeverisë/ Taksa e pronave, nuk përjashtohen kategoritë në nevojë!

Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera, që deri më tani nuk kanë paguar. Në...

Shqipëria i jep dritën jeshile projektit të Jared Kushner për ishullin e Sazanit

Qeveria shqiptare i ka dhënë miratimin paraprak planit të prezantuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner për të ndërtuar një kompleks hoteli luksoz...

Lajme të tjera

Web TV