Përballja hipokrite për primaret mes Berishës dhe grupit të Bardhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo që ishte paralajmëruar dhe që të gjithë prisnin, që Berisha do t’i përdorte primaret brenda PD-së si giotinë për të ‘prerë’ kokat e grupit të deputetëve të Gazment Bardhit, duke se përditë e më shumë po zbulohet dhe po bëhet realitet.

Gazment Bardhi dje dhe Kreshnik Çollaku sot janë shprehur kundër zhvillimit të tyre, sepse e kanë ndjerë rrezikun e ‘lojës’ së Berishës.

Nga ana e tij, Berisha është treguar i ‘kujdesshëm’, duke folur për primare për diasporën, as duke përjashtuar as duke konfirmuar primaret për deputetë, ndërkohë që ka nxjer Flamur Nokën, i cili, me urtësinë që e karakterizon, u ka bërë thirrje deputetëve të PD-së që të lënë egot e tyre mënjanë dhe të shohim përtej tyre.

Mesazhi i Nokës është i qartë dhe një shuplakë e parë për deputetët e grupimit të Gazment Bardhit, të cilët menduan se mund t’ia hidhnin Berishës dhe ta përdornin atë, duke harruar se ekperienca e tij si sekretar partie në PPSH është e barabartë ndofta vetëm me angazhimin e pjesës së tyre më të madhe në politikë.

Bashkimit në diversitet që Bardhi shpalli për t’u bashkuar me Berishën, me shpresën për t’i dhënë fund Lulzim Bashës, duket se po i vjen fundi dhe maskat e hipokrizisë po çirren përditë.

Nëse primaret bëhen, Bardhi dhe të tijët do shkojnë në giotinë si cjapi te kasapi. Nëse ato nuk bëhen, do të jetë sërish Berisha ai që do ta bëjë listën, duke e mbushur atë vetëm me besnikë të tij.

Në të dyja rastet, humbin hipokritët dhe fitojnë besnikët e Berishës./K.K

Të fundit

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi...

Sondazhi: 85% e groenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve...

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS

Kryeministri Rama ka kryer dje një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe...

“Shpërdorim detyre”, AMP ekzekuton masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjësit e policisë

AMP ka ekzekutuar masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave...

SEKRETI që qëndron pas SIGAL UNIQA INVEST me performancën më të mirë në tregun vendas

Kur tregu binte SIGAL UNIQA INVEST, studionte, parashikonte dhe investonte në kohën e duhur paratë e klientëve. Sekreti qëndron në investime afatgjata me risk të...

Lajme të tjera

Web TV