Në urgjencën e Spitalit të Korçës dhe në shërbimin e pneumologjisë janë rritur ndjeshëm rastet e sëmundjeve te mushkërive. Çdo ditë kryhen më shumë se 40 vizita ambulatore dhe janë 42 të shtruar në spital.
Në urgjencën e Spitalit të Korçës dhe në shërbimin e pneumologjisë janë rritur ndjeshëm rastet e sëmundjeve të mushkërive. Çdo ditë kryhen më shumë se 40 vizita ambulatore dhe janë 42 të shtruar në spital. Sipas mjekes Diana Aliçkolli kryesisht pacientët kanë bllokim të frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë.
Moshat e reja janë më të prekura nga sëmundjet e mushkërive, ndërsa shëndeti i tyre përkeqësohet pasi anashkalojne simptomat e para.
“Aktualisht është rritur numri i shtrimeve në spital. Ndërlikimi i virozave kanë çuar në pneumeni dhe aktiviz të astmës. Kemi sot 42 të shtruar në spital. Komplikacionet vihen re dhe tek moshat e reja që nuk kanë sëmundje kronike. Kjo mund të jenë pasojë e Covidit. Pacientët mjekohen për 10 ditë dhe më pas ndiqen në shtëpi nga mjeku i familjes. Mos e nënvlerësoni sepse ky është grip që shkakton pneumoni. Marrja e frymës nuk duhet të neglizhohet dhe kur temperatura zgjat për disa ditë dhe ka interval çdo 2 orë. Ccuditërish kemi më shumë të rinj se sa të vjetër, sepse të vjetrit e kanë vlerësuar situatën, ndërsa të rinjtë jo”, tha Diana Aliçkolli, shefe e dispanserisë.
Bronkiti dhe penumonia janë sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohen nga viruset ose bakteret.
Në të dyja rastet, përpos mjekimit të rekomanduar nga mjekët specialistë këshillohet të mos pini duhan dhe të mos qëndroni në ambiente me tym, të konsumoni lëngje, të përdorni një lagështues ose avull./K.K