Problemet që sjell në shëndet qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stili modern i jetës ka bërë që shumë nga ne tashmë të mos bëjnë më aktivitet fizik. Të jenë persona që dëshirojnë më shumë të qëndrojnë ulur duke harruar se qeniet njerëzore duhet të ecin sa më shumë. Pjesën më të madhe të kohës gjatë ditës, sipas studimeve, njeriu e harxhon duke qëndruar ulur.

Vitet e fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i hulumtojnë më thellë efektet fizike dhe psikologjike të qëndrimit të tepërt ulur. Zbulimet e tyre janë alarmante! Më poshtë do të lexoni disa fakte në lidhje me këtë:

-Muskujt fillojnë ta humbasin tonifikimin

Qëndrimi i tepërt ulur bën që t’i shfrytëzoni më pak muskujt dhe kjo ndikon që ta humbni forcën muskulore.

-Kyçet bëhen më pak fleksibile

A jeni ndjerë ndonjëherë të lodhur apo keni pasur dhimbje kur jeni ngritur nga karrigia? Nëse po, atëherë kjo ndodh për shkak se keni qëndruar ulur për një kohë të gjatë. Kyçeve u nevojitet lëvizje e rregullt për ta mirëmbajtur funksionin e tyre.

-Edhe performanca konjitive dëmtohet

Trurit i nevojitet një furnizim i vazhdueshëm me gjak të oksigjenuar për të funksionuar mirë. Kur qëndroni për disa orë ulur pa lëvizur fare, qarkullimi i gjakut ngadalësohet, ndërkaq kjo manifestohet me përqendrim dhe kreativitet më të ulët.

-Shpina fillon t’ju dhembë

Gjatë aktivitetit fizik, muskujt në shpinë kontraktohen dhe relaksohen. Kjo është e rëndësishme sepse përmirësohet qarkullimi i gjakut në disqet e shpinës. Qëndrimi ulur ndikon që disqet e shpinës të bëhen kompakte dhe kjo shkakton dhimbje.

-Rritet rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare

Shtimi i peshës është de fakto rreziku për diabet. Kur qëndroni ulur pa lëvizur, ju digjni më pak kalori e kjo shndërrohet në shtim të peshës. Veç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se ata të cilët qëndrojnë ulur gjithë ditën janë më të prirë të diagnostikohen me sëmundje të zemrës sesa ata që lëvizin vazhdimisht.

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV