Papa Françesku në një intervistë në ‘Che tempo che fa’ të gazetarit Fabio Fazio deklaroi se zgjidhja e vetme që stabilizon Lindjen e Mesme është krijimi i shtetit të Palestinës.
‘’Mendoj se është zgjidhja e vetme .. me dy popuj dhe dy shtete … si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën.”, tha ai.
Ai pohoi se paqja kërkon guxim nga të gjithë aktorët.
“Disa janë të gatshëm, të tjerët jo. Ne duhet të bindim ata me një retorikë të butë. Paqja është gjithmonë më e lartë se lufta. Për të bërë paqe, shumë herë humbet diçka, por fiton më shumë. Paqja kërkon guxim”, deklaroi Ati i Shenjtë./K.K