Krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kujtuar sot 14 vjetorin e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues.
Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se se kjo datë është një plagë në historinë e Shqipërisë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie.
Kryebashkiaku Veliaj vijon se katër protestuesit që humbën jetën 14 vite më parë, u larguan nga kjo botë për një Shqipëri më të drejtë e më demokratike.
“TË PAHARRUAR! 🙏🏻
21 Janari është një plagë në historinë tonë, por edhe një thirrje për drejtësi e llogaridhënie. Sot kujtojmë ata që humbën jetën duke kërkuar një Shqipëri më të drejtë e më demokratike”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë se pak më parë mbi ngjarjen reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi drejtësi për viktimat, duke shtuar se kushdo që pengon vendosjen e drejtësisë duhet të kuptojë që “fëmijët e katër dëshmorëve sot po bëhen prindër”./E.T