Mund të kishte qenë pikërisht në këtë ekip. Rej Manaj u përfol shumë gjatë janarit si shënjestër e mundshme e Trabzonsporit, ndërsa në ndeshjen e fundit të Superligës turke ishte pikërisht përballë ekipit që e deshi.
Trajneri Shenol Gynesh bëri mjaft që ta merrte, ndërsa këtë herë e ndërtoi mbrojtjen e ekipit që ta ndalonte lojtarin e Sivasporit.
Ia doli me sukses, ndonëse Manaj u tregua disa herë i rrezikshëm. Tepër domethënës momenti I ekzekutimit të goditjes së dënimit.
Portieri kundërshtar, Çakir, ndjeu dhimbje të madhe në duar pasi grushtoi topin e goditur prej tij. Ndërkaq, në Turqi flitet ende se sulmuesi mund të ndryshojë skuadër, në mos tani në maj, gjatë verës.
Beshiktash është emri i radhës që del në skenë për shërbimet e tij. Për momentin, futbollisti I kombëtares do të duhet të luajë me fanelën e Sivasporit, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë të Superligës, e duke marrë të paktën 1.3 milionë euro rrogë neto në sezon.
Fatkeqësisht, këtë herë Manaj doli I mundur nga fusha, madje thellë. Trabzonspor fitoi 4-0 duke I dhënë pak ngjyrë një sezoni zhgënjyes deri tani./K.K