Reshjet e dëborës kane përfshirë mëngjesin e sotëm pjesën më të madhe të rrugëve nacionale të juglindjes së vendit.
Brime zyrtare pranë Autoritet Rajonal Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se dëborë ka pasur në aksin rrugor Korçë – Kapshticë, Boboshticë – Dardhë, Ersekë – Leskovik, Voskop – Voskopojë, reshje që kanë shkuar deri në 5 cm.
Është dashur ndërhyrja e firmave kontraktore për të bërë pastrimin dhe kriposjen e të gjitha këtyre akseve, rrugë që janë të kalueshme pa probleme.
Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin këto rrugë nacionale të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore.
Kujtojmë se më herët meteorologia Tanja Porja paralajmëroi se zonat malore në Veri, Verilindje dhe Juglindje të vendit do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës. /E.T