GJKKO pritet të vendosë për dosjen “Partizani”, Gjokutaj: I inskenuar nga qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Genc Gjokutaj ka dhënë më shuëm detaje rreth asaj se çfarë pritet të ndodhë me gjykimin paraprak në GJKKO të dosjes Partizani, për të cilën thotë se gjyqtarët e Posaçëm do të duhet të dalin me një vendim.

Në një intervistë me skype në një emison televiziv, Gjokutaj si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se është kërkuar pushimi i çështjes, për shkak se mungon fakti penal.
Ligji sipas avokatit Gjokutaj, parashikon që brenda një muaji të mbyllet gjyqi paraprak, por siaps tij, fryerja e volumit të hetimeve paraprake, bëhet me qëllim që të krijohet një imazh sasie e dosjes së SPAK, pasi i gjithë kallëzimi për ‘Partizanin’ është i isnkenuar politikisht.

Gjokutaj u ndal edhe në vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila doli pa vendim për shqyrtimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për kreun e PD, Sali Berisha, për të cilën tha se është hera e dytë që kjo gjykatë del me vendimarrje të njëjtë.

Sipas tij, do të jetë Gjykata e Strasburgut ajo që do të shqyrtojë këtë çështje, pasi mungesa e kourumit në Kushtetuese për të arritur në një vendimarrje, është tërësisht politike.

Ka qenë vijimi i seancës paraprake, ku kalohet në sitë rezultatet e SPAK për hetimin dhe argumentet tona. Kemi kërkuar pushimin e çështjes për Berishën, pasi mungon fakti penal. Ne kemi kushtet e mosekzistencës e faktit penal. Ne s’kemi fakt penal, e për lëtë s’kemi as pasojë.Pas shterrimit të subjekteve të kësaj dosje, gjykata tërhiqet për vendim, ku mund të kërkojë pushimin, dërgimin në gjyq, apo kthimin e dosjes në SPAK për plotësim hetimesh.

Ligji cakton një muaj dhe fryerja e volumit të hetimeve praraprake, kanë maninë të fusin akte që s’kanë lidhje me çështjen. Ka kontrata të fotokopjuara 10 herë, për të krijuar imazhin e sasisë, është e gjitha skenografi me dosjet me karrocë. Ky është niveli ku ka rënë SPAK e GJKKO. S’ka asgjë për Berishën, procedurat janë të rregullta. Paratë fiskale janë paguar përmes taksave, kallëzimi është bërë nga partia në pushtet. Është një trakt, vendim i marrë përpara se si do të vijojë SPAK, siç ndodhi për 3 vjet kur u shtrëngua puna siç ndodhi me vulën. Është e njëjta temë.

Lexo edhe :  Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara te Neurokirurgjia

Kanë arritur në një pikë të tillë, që janë vetëm në sulm, duan t’i interpretojnë këta afatet. Kemi mbërritur në një ditë kur GJK është kthyer në një gjykatë antikushtetuese. Bën gabime inteligjente për shkak të kapjes deri në fyt. Kjo gjykatë shprehet e plotë për disa pika, e për të tjera se ka kuorumin. Kërkesa s’është rrëzuar për shkaqe ligjore, por se s’ka kuorumin e mjaftueshëm.

Është hera e 2 që Kushtetuesja e lë pa vendim çështjen dhe do ta gjykojë Strasburgu. Dhe mungesa e kuorumit, është politik edhe për shkak të vakancës, nuk guxojnë ta lexojnë nenin deri në fund, do të vijojmë rrugën tonë. Kushtetuesja jonë po zhbëhet, për shkak të këtij pushteti që s;ka në agjendëë ndërtimin e nëj institucioni të bazuar në ligj, por të paktën të mblidhen e të bëjnë kuorum e të marrin vendim. Është gjendje skandaloze, barazohet me mosekzistenëcn e gjykatës./kb

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV